E Martë, 3 Nëntor 2026

Përgatitjet për sezonin turistik, në Velipojë vijon puna për lirimin e plazhit publik

Velipoja edhe këtë sezon do të jetë një prej destinacioneve më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj.

Bashkia Shkodër ka nisur nga puna për pastrimin dhe sistemimin si të bregut ranorë por edhe rregullimin e shesheve publike.

“Prej 8 ditësh jemi duke bërë përgatitjet e sezonit, po bëjmë larjen e shatërvanëve, pastrimin e koshave, prerjen e barit”, tha një punonjës i Shërbimeve Publike Tonin Vata.

Një vëmendje e shtuar po i kushtohet edhe mirëmbajtës së aksit Shkodër–Velipojë.

Vetëm 30 km larg Shkodrës, Velipoja është pika kryesore turistike e Qarkut të Shkodrës, një pikë turistike  konsideruar si një nder plazhet më me vlerë në vend për ajrin dhe rërën kurative.

Gazetare: N. Spahiu

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›