Akuzat ndaj KQZ LSI PS po pergatitet per humbjen
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka deklaruar se Partia Socialiste po përgatitet për humbjen duke akuzuar KQZ-në. Sipas Luan Ramës, Edi Rama, nuk ka as platformë dhe as program për qytetarët, ndërsa këta të fundit janë motoja e aleancës së këtyre zgjedhjeve mes PD dhe LSI.
"Sulmet e kryetarit aktual të PS-së ndaj KQZ-së jo vetëm janë dëshmi e faktit që ai ende nuk e ka kuptuar se përgjegjësitë e opozitës shfaqen duke qene kontributorë pozitivë në këtë proces, por ç’është më e keqja po përgatit terrenin për të justifikuar humbjen e 8 majit. Natyrisht kjo shpjegohet jo vetëm me krizën e plotë të identitetit në të cilën gjendet aktualisht për fat të keq lidershipi i PS-së, por edhe me mungesën totale të alternativës, të ofertës, të projektit të zhvillimit evropian të Tiranës dhe të gjithë vendit", deklaroi Luan Rama.
Albanian Screen