E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungon gjaku Vasili thirrje dhuruesve

Akisdentet vitet e fundit si dhe traumat ne rritje, kërkojnë gjithnjë e më shumë një sasi  të konsiderueshme gjaku. Rezervat e tij në spitale duhet të sigurohen nga dhurimi vullnetar i tij, gjë që vitet e fundit, po vihet në zbatim në vendin tonë. Kështu shprehet kreu i shëndetsisë Petrit Vasili, i cili thotë se gjatë vitit 2010, nuk është shënuar asnjë rast i dhurimit të gjakut me pagesë, ndërkohë që vite më parë rreth 80 % e rezerva të tij siguroheshin nëpër dhuruesve me lekë.

"Jemi detyruar të kalkulojmë sasitë e mëdha që duhen për shkak të traumave që ndodhin për shkak të incidenteve automobilistike shumë të shtuara, apo të aksidenteve në punë etj. Pra kemi një kontekst shoqëror i cili i ka shtuar kërkesat për gjak dhe nuk i ka pakësuar", tha Petrit Vasili, ministër i Shëndetsisë.

Ministri i Shëndetsisë Vasili u shpreh se Organizata Botërore e Shëndetsisë, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në cështjet e sigurisë së gjakut, ndërkohë që ka bërë sërish apel strukturave të shëndetsisë, të vazhdojnë fushatën sensibilizuese, për dhurimin vullnetar të gjakut.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›