Ndotja vret dyfishohen rastet e semundjeve

Ndotja në Shqipëri ka sjellë një dyfishim të rasteve të pacientëve që vuajnë nga sëmundjet në rrugët e frymëmarrjes. Kështu shprehen mjekët pneumologë pranë spitalit "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, të cilët thonë se ështe rritur mjaft incidenca e këtyre sëmundjevë në popullatë. Madje të dhënat e OBSH thonë se nëse nuk do të ekzistonte HIV/AIDS, sëmundjet nga ndotja do të zinin vendin e parë gjate shekullit te 20.
"PO të mos ishte HIV/AIDS shekulli i 20 do ti përkiste shekullit të alergjisë, e cila shkaktohet kryesisht nga ndotësit e ambientit. Kemi një rritje të incidencës marramendëse të azmës bronkiale, të sëmundjeve të tjera alergjike, të infeksioneve respiratore dhe të sëmundjeve malinje", thotë mjeku pneumolog, Ilir Peposhi.
Mjekët thonë se nga studimet e bëra në botë nga ndotja ndodhin rreth 2 milionë vdekje premature ne vit, ndërsa në vendin tonë statistikat zyrtare mungojnë. "Rreth 2 milionë fëmijë para se të lindin humbin jetën si pasojë e këtyre shkaktarëve. Rolin kryesor e luan pra industrializimi, makinat e vjetëruara, pluhurat e ndryshëm, ndërtimi pa kriter që dhe në vendin tonë nuk mund ta lëmë pa prekur", tha Peposhi.
Vetëm pak ditë më parë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik deklaruan se ndotja në Tiranë, është alarmante dhe duhet ndërhyrje emergjente nga strukturat përkatëse. Shtimi i hapësirave të gjelbërta do të ishte një nga rrugët më të shpejta që do të conte në një zgjidhje të pjesshme.
Edlira Sulejmani