Nis greva e punonjeseve te gjelberimit
Kane rinisur serish dje greven pa afat te lajmeruar nje jave me pare, punonjesit e ndermarrjes se gjelberimit ne Vlore. Pas kerkesave te vazhdueshme per zgjidhjen e ceshtjes se pagave, lejes, raporteve, etj., dje kane bllokuar punen, duke dale me banderola ne lulishten e skeles tek rrethrrotullimi dhe kane kerkuar plotesimin e kerkesave te tyre, per te cilat prej kohesh i jane drejtuar jo vetem sipermarresit qe ka fituar tenderin e bashkise, por edhe institucionit te baskise, i cili jep parate per kete firme. Me banderola ne duar, ato i jane drejtuar opinionit publik duke kerkuar te drejten e tyre te rroges minimale te pakten, te vendosur ne baze te vendimit te keshillit te ministrave, e jo pagesen prej 12.000 lekesh qe marrin aktualisht. Kane kerkuar t'u njihen raportet dhe leja e zakonshme nje mujore, kane kerkuar uniformat e tyre dhe nje vendqendrim per to, pasi jane lene ne qiell te hapur dhe nuk kane as ku te nderrohen. Brigada e punonjesve te gjelberimit ka deklaruar dje se puna e tyre do te bllokohet deri ne nje afat te pacaktuar, pasi nga takimet e bera me sipermarresin e tyre, ato nuk kane marre zgjidhje, ndersa tashme jane ne pritje te nje takimi me kryetarin e bashkise se Vlores, takim ky qe kerkohet prej tyre dhe ende nuk eshte plotesuar.