Fier, asgjesohen 30 kv ushqime
30 Kv ushqime jane asgjesuar keto tre ditet e fundit prej Drejtorise se Bujqesise dhe mbrojtjes se konsumatorit ne qarkun e Fierit. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te kesaj drejtorie. Ka qene nje kontroll i Inspektoratit te ushqimit ne Fier qe ka konstatuar se ne disa pika te shitjes se ushqimeve ka pasur per tu hedhur ne treg ushqime qe u kish kaluar afati i skadences. Ne sasine prej 3 kv u futen disa lloje te ndryshme pijesh, birre, koncentrat per pergatitjen e embelsirave, pije freskuese per femije, patatina dhe produkte te tjera. Nje pjese e tyre kane qene edhe sasi peshku qe jane konfiskuar si ne Fier ashtu edhe ne Lushnje. Sipas burimeve zyrtare te drejtorise se bujqesise dhe mbrojtjes se konsumatorit mesohet se ato kane pasur date skadence te kaluar dhe lenia e tyre ne dyqane perbente nje rrezik per konsumatoret e moshave te ndryshme pasi shkak tjeter qe ndikonte ne to eshte edhe temperatura e larte e stines. Keto ushqime si dhe produktet e tjera kishin mbi paketim etiketa ku dukej qarte afati i kalimit te skadences.