Te dehur me shpejtesi sketerre, kater akuza dy kusherinjve
Dy kusherinj u ndaluan nga Policia e Fierit mengjesin e dites se djeshme, pasi ne gjendje te dehur kane rrezikuar jeten e kalimtareve, duke bere xhiro me shpejtesi te madhe te makines dhe me tej kane fyer e kercenuar patrullen e uniformave blu. Te ndaluarit jane Bledar dhe Genti Gjergjaj,24 dhe 31 vjec, ndaj te cileve jane ngritur akuzat e "kundershtimit te punonjesit te policise", "mosbindje te urdhrit", "drejtim i automjetit ne gjendje te dehur" dhe "prishje e rendit dhe qetesise publike". Sipas shpjegimit te burimeve zyrtare, oret e para te mengjesit te djeshem, me nje makine tip "Crysler", me targe GYK 3407, kane pershkuar rruget e qytetit me shpejtesi tej normave, duke mos i ndaluar as patrullave te policise, me te cilat jane konfrontuar me pas ne postbllok.