Angela Merkel konfirmohet kancelare e Gjermanisë
Parlamenti i Gjermanisë konfirmoi edhe formalisht Angela Merkelin për mandatin e saj të dytë për kancelare të Gjermanisë, edhe pse me një numër më të vogël të votave, se sa që është pritur, duke ja hapur shtegun koalicionit të saj të ri të qendrës së djathtë për të filluar qeverisjen.
Nga 622 deputetet e dhomës së poshtme të Bundestagut, 323 votuan për Merkelin, 11 deputetë më shumë se sa që nevojiteshin për konfirmimin e saj. Sidoqoftë, rezultati megjithatë ishte një goditje e lehtë për të, pasi që nëntë deputetë nga radhët e partive të koalicionit nuk e mbështetën atë.
Konservatorët e Merkelit fituan numër të mjaftueshëm të votave në zgjedhjet e 27 shtatorit, për të formuar qeverinë me liberalët nga radhët e partisë FDP dhe për ti dhënë fund koalicionit të tyre të madh me SDP-në, i cili qeverisi Gjermaninë gjatë katër viteve të kaluara.
Merkel në vitin 2005 u bë kancelaria e parë femër në historinë e Gjermanisë. Ajo theksoi se prioriteti i qeverisë së re do të jetë që ekonomia më e madhe në Europë të dal edhe më e fuqishme nga kriza financiare.