E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjaket rrethrrotullimi i autostradës Durrës-Morin

Përgjaket autostrada Durrës-Morinë. Një aksident rrugor, me pasojë plagosjen e një 37-vjeçari, ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së djeshme, rreth 3 km larg qytetit të Kukësit. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se një furgon me targa të Kukësit është përplasur me bordurat e së ashtuquajturës rrethrrotullim, që lidh autostradën me qytetin verilindor. Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, një 37-vjeçar nga Kukësi, i cili pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin rajonal të qytetit, është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në njërin krah të rrethrrotullimit, i ndërtuar para pak kohësh dhe i dëmtuar nga shembjet e dherave të mbledhura nga vetë ndërtuesit për të ngritur bazamentin e rrethrrotullimit, i cili i ka pësuar çarje dhe rënie të elementeve mbrojtëse. Në këtë segment lëvizja e mjeteve bëhet duke shkelur Kodin Rrugor, pasi ende nuk ka përfunduar krahu tjetër i rrugës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›