Zvarriten punimet në hyrje të qytetit
Puna në segmentin rrugor të hyrjes në qytetin e Kukësit po zvarritet pambarimisht që prej 3-4 vitesh duke u kthyer në makth për drejtuesit e automjeteve. Drejtimi i lëvizjes për të hyrë në autostradë ndryshon përditë nëpër rrugë të improvizuara plot baltë. Vonesat në këtë segment nuk kanë ardhur vetëm nga firmat ndërtuese, por janë shkaktuar edhe nga zvarritjet me kompensimin e pronarëve. Nga ana tjetër, çdo ditë bien në sy defekte dhe probleme përgjatë gjithë aksit rrugor si: çarje të asfaltit në autostradë, sidomos tek ish-divizioni i Kukësit dhe në hyrje të urës më të madhe të Përbregut në segmentin Kukës-Morinë etj.