Dëmshpërblimi për Gërdecin, ndahet në katër çështje
Gjykata e Tiranës ka ndarë në katër çështje të ndryshme kërkesat e banorëve të Gërdecit që kërkojnë dëmshpërblimin për dëmin e shkaktuar nga shpërthimi i fuqishëm i 15 marsit 2008, i cili shkaktoi 26 viktima e mbi 300 të plagosur, ndërsa shkatërroi dhjetëra objekte e prona shtetërore. Në çështjen e parë, paditës janë 51 familjarë të viktimave që kërkojnë dëmshpërblimin. Ata kanë paditur Kryeministrinë, Ministrinë e Mbrojtjes, ndërmarrjen MEICO, shoqërinë "Albademil", si edhe dy të pandehurit kryesorë të çështjes, Mihal Delijorgjin e Ylli Pinarin. Ata kërkojnë të vendoset pagimi i dëmshpërblimit solidarisht në shumën totale prej 360 000 000 lekësh të reja për humbjen e jetës së viktimave në tragjedinë e Gërdecit, vënien e sekuestros konservative mbi pasuritë e të paditurve. Kjo çështje mban numrin 14515 dhe do të gjykohet nga gjyqtarja Enkela Bajo. Në çështjen e dytë, kërkuesit janë familja Kodra. Ata kanë paditur sërish ministrin e Mbrojtjes dhe shoqërinë "Albademil". Kërkojnë shpërblim dëmi pasuror në vlerën prej 17 000 000 lekësh. Gjyqtar në këtë çështje është Agim Bendo.
Çështja e tretë mban numrin 14513 dhe paditës janë personat që janë lënduar ose kanë pasur dëmtime nga tragjedia. Ndër to është edhe Anisa Sogani, e cila rrezikon të mos bëhet dot nënë. Sërish e paditur është ministria dhe kërkojnë shpërblim dëmi pasuror dhe jopasuror në vlerën prej 48 820 000 lekë e 11000 euro plus një pension invaliditeti deri në aftësimin e plotë të tyre. Kjo çështje do të gjykohet nga gjyqtarja Marjana Shegani. Në çështjen e katërt paditës është Këshilli i Ministrave dhe e paditur është shoqëria "Albademil" dhe pronari i saj, Mihal Delijorgji. Objekti i padisë është detyrimi i të paditurve t‘i kthejnë paditësit dëmshpërblimin për pasojat në institucionet shtetërore. Gjyqtarja e kësaj çështje është Regleta Panajoti.
S.Çobo