Vetëfl ijimi i grave në emër të luftës së shenjtë
Baida është një nga 16 gratë kamikaze që ndodhen në burgun e qytetit irakian të Bakubës. Ato janë kapur që nga viti 2008 dhe mund ta konsiderojnë veten me fat, sepse shumë të tjera tashmë nuk jetojnë më, pasi përveç jetës së tyre, kanë marrë edhe dhjetëra jetë njerëzish të pafajshëm në shpërthimet e shpeshta që ndodhin në vend. Baida ka muaj që ndodhet pas hekurave të burgut dhe ndan qelinë e saj me një tjetër shoqe idealesh, Rania, e cila ishte vetëm 15 vjeçe kur u kap nga forcat e policisë, ndërsa e ngarkuar me dinamit po përgatitej për të hedhur në erë një dyqan në Bakuba. Edhe e ëma e saj ka qenë në burg, sepse akuzohej që kishte lidhje me personat që frymëzuan Ranian të shndërrohej me vullnetin e saj të lirë në një kamikaze. Së fundmi numri i grave që përfshihen në tentativat vetëvrasëse është shtuar ndjeshëm. Një pjesë prej tyre, pa arritur të kuptojnë krimin që po i bëjnë vetes dhe të tjerëve, shndërrohen në copa gjaku e mishi në mesin e shesheve të qyteteve të ndryshme. Vetëm gjatë viteve 2007-2008 janë identifi kuar 80 raste grash dhe vajzash që do të kryenin aktin e vetëvrasjes, por që fatmirësisht janë kapur në kohën e duhur. E megjithatë sulmet vazhdojnë, pavarësisht se numri i tyre ka rënë në krahasim me 3 vite më parë. Për jetën dhe bindjet e një kamikazeje është shumë e vështirë të marrësh informacion, duke qenë se pasi e kryejnë aktin, prej tyre nuk mbetet veçse një grusht kockash. Megjithatë, për sa u përket grave bëhet fjalë për histori shumë të veçanta, të ndryshme e padyshim tragjike. Megjithatë, rrugëtimi i tyre i fundmë drejt Jihadit ka një gjë të përbashkët: dhimbjen për humbjet e njerëzve të afërm. Pjesa më e madhe e grave që kanë marrë vendimin të shndërrohen në kamikaze kanë humbur familjarët e tyre, kryesisht meshkujt. Rania, për shembull, humbi vëllain dhe babain. Një pjesë tjetër grash jetojnë në komunitete të izoluara, të dominuara nga ekstremistët ku islamizmi radikal është normë jetese. Në vende të tilla, gratë janë krejtësisht të pafuqishme për të kontrolluar jetët dhe fatin e tyre. Ato nuk mund të zgjedhin njeriun e jetës, nuk mund të zgjedhin numrin e fëmijëve që duan të sjellin në jetë, apo edhe nëse duan apo jo të vazhdojnë studimet, të punësohen, apo edhe të thonë një fjalë të tyre për çështje të ndryshme. Shndërrimi në një kamikaze është një zgjedhje që shpesh u jep vajzave ndjesinë e të qenit të veçanta, me një fat të përcaktuar nga Perëndia për të kryer misione të mëdha dhe të rëndësishme në emër të Zotit. Megjithatë bëhet fjalë për raste të ndryshme. Disa janë vajza të reja, të tjerat gra më të moshuara, disa syresh janë thjesht kriminele, të tjera besimtare. Arsyet që i çojnë në të njëjtën rrugë janë të ndryshme. Shtimi i numrit të grave kamikaze në Irak ka përkuar me rritjen e aftësisë së forcave të policisë së kapjes dhe eliminimin e kamikazëve meshkuj. Si pasojë terroristët kaluan te gratë, duke qenë se deri në atë kohë ato ishin më pak të kontrolluara dhe më pak të dyshuara. Pastaj ato mund të përfi tonin nga rasti duke qenë se mund të fshiheshin nën veshjen e tyre tradicionale, që shpesh e mbulon një femër kokë e këmbë. Sipas zakonit, një polic arab nuk mund ta kontrollojë kurrsesi një grua, apo ta detyrojë atë që të heqë shaminë e të tregojë fytyrën. Kjo ndalohet nga feja. Por rastet e kamikazeve femra bënë që disa ligje të ndryshonin. Një nga veçantitë e grave kamikaze është se ato përdorin një makijazh shumë të rëndë kur nisen për t‘u vetëvrarë. Kjo sepse thuhet se pas shpërthimit, atyre do t‘u hapen dyert e parajsës dhe aty ato duhet të shkojnë sa më të bukura. Në kundërpërgjigje të rekrutimit të femrave kamikaze, policia e Irakut vendosi që të trajnonte femra police, që të mund të kontrollonin gratë e mbuluara, pa shkelur rregullin fetar. Por ishte një përpjekje e ndërmarrë pak me vonesë, sepse ndërkohë kamikazet femra me shpërthimet e tyre kishin marrë qindra jetë njerëzish. Le të kthehemi te burgu ku qëndrojnë kamikazet. Baida është vajza për të cilën folëm në fi llim. Ajo ka një lëkurë të zbehtë, një shtat mesatar dhe një shami të zezë mbi krye, jashtë së cilës dalin dy cullufe të kadifenjta fl okësh. Në pamje të parë të jep përshtypjen e një vajze të shkolluar dhe kjo duket edhe nga mënyra se si rrëfen historinë e saj: "Quhem Baida Abdul Karim al-Shammani dhe jam nga Bakuba e Re, pranë spitalit të përgjithshëm. Vij nga një familje me 8 fëmijë, pesë prej të cilëve janë vrarë. Policia hyri për të kontrolluar shtëpinë tonë, gjysmë ore para Ramazanit dhe bashkë me ta kishte dhe ushtarë amerikanë. Vëllezërit e mi kanë qenë muxhahedinë, pra luftëtarë të shenjtë që luftojnë amerikanët dhe gjithë ata që nuk besojnë në Allah". Më pas ajo rrëfen se si i ndihmonte vëllezërit që të bënin bomba në shtëpi, duke blerë sendet e duhura në dyqan. Zakonisht meshkujt që bëjnë një punë të tillë, pra që krijojnë bomba artizanale, paguhen mirë, edhe gratë marrin diçka, por shumë më pak se meshkujt. Baida vetë doli vullnetare, e nxitur nga dëshira për të luftuar amerikanët, që ajo i konsideron si pushtues të vendit të saj dhe është e lumtur që e ka bërë gjithçka në emër të Zotit. Kur Baida ishte 17 vjeçe, i vdes e ëma dhe disa muaj më pas, me vendimin e të atit, Baida martohet, por që në fi llim të kësaj lidhjeje e kupton se ka bërë një gabim. Një muaj pas dasmës i shoqi nisi që ta rrihte rregullisht dhe kjo i vuri kapakun dëshpërimit.
Për Baidën, si dhe për shumë kamikazë irakianë, kryengritja ndaj pushtuesit amerikan ishte si një biznes familjar. Vëllezërit e saj nisën që të prodhonin bomba artizanale, menjëherë pas ardhjes së amerikanëve në vitin 2003. Njëri prej tyre humbi jetën ndërsa po provonte një bombë. Të tjerët më pas vazhduan sërish të njëjtën punë me pagesë, ndërsa ajo vetë e bënte thjesht e nxitur nga urrejtja për amerikanët. Më pas ajo do të nxitej nga hakmarrja për vdekjet që pasuan të vëllezërve dhe të të atit, si pasojë e një sulmi që amerikanët bënë në shtëpinë e tyre. Kryerja me sukses e një akti vetëvrasës është zakonisht një vepër që kërkon organizim dhe një pjesëmarrje jo të vogël njerëzish. Për të kryer një punë të tillë duhet edhe trajnimi i duhur, si dhe planifi kimi i misionit. Zakonisht gratë trajnohen nga ekstremistët për akte të tilla, ose nga anëtarë të familjes që janë aktivë në rrethe të tilla. Pas vrasjes së vëllezërve dhe të babait, Baida nisi që të punojë me disa nga kushërinjtë e saj. Edhe ata ishin xhihadistë, madje shumë më radikalë nga të vëllezërit. Njëri prej tyre u vra në një sulm vetëvrasës, por më parë ai e prezantoi Baidën në grupin e njerëzve që merreshin drejtpërsëdrejti me trajnimin e kamikazëve. Qëllimi i grupit ishte përgatitja e burrave dhe grave për misionet vetëvrasëse. Fillimisht vajza nuk kishte ndërmend që të shndërrohej në një kamikaze, por disa nga shokët e saj e kishin ndarë mendjen për një gjë të tillë dhe madje bënë edhe një betim para gjithë grupit për vetëfl ijim në emër të Allahut. Në grup, mënyra se si punohej me të rinjtë, të krijonte idenë se ata në mënyrë të vullnetshme zgjidhnin të bëheshin kamikazë, por në fakt ata ishin të detyruar për të marrë një vendim të tillë dhe nuk e dinin se me të hyrë në ato rrethe, nuk kishte kthim pas. Por ajo ndjenjë e rreme lirie ishte një komponent i rëndësishëm i shndërrimit të tyre në kamikazë. Ishte e rëndësishme për Baidën, e cila e ndjente se në jetën e saj nuk kishte kontroll ndaj asgjëje e meqë jetën nuk mund ta kontrollonte, atëherë këtu të paktën i jepej mundësia që të kontrollonte vdekjen. "Në fazën e fundit para ndërmarrjes së vetëvrasjes u organizua një mbledhje në të cilën merrnin pjesë njerëz me maska. Ata më thanë se do të ishte më mirë që të mbaja një brez me eksploziv për të hedhur në erë policët, por unë iu përgjigja se nuk doja që të merrja jetë irakianësh, sepse e ndjeja se nëse do të kisha vrarë bashkëkombësit e mi, do të kisha përfunduar në ferr, sepse policët ishin myslimanë. Ndërsa me amerikanët isha e shfajësuar dhe e ndjeja që do të shkoja në parajsë, po t‘ua merrja jetën", rrëfen e burgosura. Për ata që vendosin të shkojnë kamikazë, nuk ka kthim pas, edhe për shkak se edhe nëse në gjysmë të rrugës do të ndryshonin mendjen, dikush tjetër që qëndron pas tyre ka një telekomandë që komandon eksplozivin e kamikazit dhe ai do s‘do, përfundon në kufomë. Raste të kamikazëve që kanë ndryshuar mendje në momentet e fundit ka, por fatkeqësisht ajo që nuk ekziston më është koha. Baida pret ditën që do të lirohet nga burgu, për të vazhduar me ëndrrën e kamikazes. Ajo e di që do ta lirojnë shpejt, sepse nuk është akuzuar për ndonjë krim, por vetëm për tentativë. Ndërkaq, jeta e saj është e shkëputur nga ata që ka lënë jashtë, nga 3 fëmijët që ka kohë që nuk i sheh, por nuk ligështohet dhe thotë: "Allahu do të kujdeset për ta. Sa për mua, rruga ime është e qartë. Sapo të dal, do të hidhem në erë për të marrë me vete jetë armiqsh". Nuk dihet se cili do të jetë fati i Baidës. Një gardiane thotë se ndoshta gruan mund ta çojnë në spitalin psikiatrik të Bagdadit, por në fakt Baida nuk është për të shkuar në atë spital, sepse nuk ka probleme me funksionimin e trurit, por me mënyrën se si e percepton një realitet, që për fatin e saj ka qenë i pamëshirshëm me të, familjen e saj dhe gjithë irakianët, duke i shndërruar në viktima e fatkëqij, me sytë e errur për hakmarrje.