Përgjakje e re në Pakistan
Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 16:00
Dy sulmues vetëvrasës kanë sulmuar një oficer të lartë ushtarak në Quetta, në perëndim të Pakistanit, duke vrarë të paktën 25 persona, përfshirë këtu tetë ushtarë dhe gruan e oficerit.
Sipas policisë, oficeri (Farouk Shezad) dhe rreth 80 persona të tjerë u plagosën.
Dyshohet se talebanët qëndrojnë pas sulmit, i cili ndodhi dy ditë pasi që ushtria pakistaneze pohoi të kishte arrestuar një zyrtar të lartë operativ të Al-Qaeda’s në Quetta.