Gaddafi i rrethuar
Zëdhënësi i këshilli të ri ushtarak të Libisë ka deklaruar të mërkurën se kryengritësit e dinë se ku fshihet Gaddafi, dhe se është vetëm çështje kohe kur ai do të kapet ose vritet.
Zëdhënësi Anis Sharif tha se Gaddafi ndodhet në Libi, dhe se qeveria e re po e përcjellë atë falë informacioneve të shërbimeve të zbulimit. Mirëpo, ai nuk deshi të zbulonte se ku fshihet Gaddafi, por vetëm tha se forcat kryengritëse e kanë rrethuar atë në një distancë prej 60 kilometrave.
"Ai s’mund të ik”, theksoi Sharif, duke sqaruar se kryengritësit po përgatiten që ta arrestojnë ose vrasin.
Paralelisht, drejtori i televizioni Arai, që është mediumi i vetëm që mban kontakte me Gaddafi’n, deklaroi se ish-lideri libian ende ndodhet në Libi, dhe se “është shumë i disponuar”.
"Mund t’ju them se pak kohë më parë bisedova me Gaddafin. Ai ndo0dhet në Libi, nuk frikësohet dhe shpreson se do të vdes duke luftuar kundër okupatorit”, i tha drejtori Mishan Al Djuburi, një ish-deputet ky sunnit në parlamentin irakian, agjencisë së lajmeve AFP.
"Djali i tij, Saif al-Islam, po ashtu ka diskonim të ngjashëm”, shtoi ai.
I pyetur nëse mban kontakte me ish-liderin libian, Djuburi u përgjigj:
"Kur dëshiroj të flas me të i dërgoj atij një mesazh, ose ai më kontakton mua kur dëshiron të transmetoj ndonjë mesazh”.
Mediat ndërkombëtare publikuan të martën se Gaddafi ishte pjesë e karvanit që kaloi në territorin e Nigerit fqinj.