Përgjegjësitë e qeverisë për mos heqjen e vizave Nga Mero Baze, "Faktori Plus"Shanset që qytetarët shqiptarë të lëvizin me viza në muajin Korrik siç ka qenë premtimi i fundit i qeverisë shqiptare janë zbehur shumë. Lajmet nga Brukseli bëjnë fjalë për
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Përgjegjësitë e qeverisë për mos heqjen e vizave Nga Mero Baze, "Faktori Plus"Shanset që qytetarët shqiptarë të lëvizin me viza në muajin Korrik siç ka qenë premtimi i fundit i qeverisë shqiptare janë zbehur shumë. Lajmet nga Brukseli bëjnë fjalë për një situatë shumë pak optimiste, e cila bazohet te kushtet ende të paplotësuara nga Shqipëria për këtë vendim me rëndësi kapitale për qytetarët shqiptarë. Por ndërsa rituali i shtyrjes së vizave përsëritet për herë të tretë, ajo që është interesante në Tiranë, është se asnjëherë në asnjë prej tre rasteve të shtyrjes së heqjes së vizave, qeveria shqiptare nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi për këtë çështje.
Herën e parë, ajo thuajse e injoroi faktin që ne nuk na u hoqën vizat kur ajo premtoi në vitin 2009, herën e dytë kur vizat u hoqën për gjithë fqinjët tanë, qeveria në vend që të merrte përgjegjësinë e saj, lëshoi medien e kontrolluar prej kryeministrit kundër asaj që ata e quajnë mentalitet racist evropian kundër Shqipërisë duke bërë dhe paralele paranojake lidhur me fenë myslimane në Shqipëri dhe Bosnjë. Tashmë ne jemi duke prekur fatin e hidhur për herë të tretë, dhe sërish qeveria shqiptare dhe kryeministri Berisha nuk ka ndërmend të pranojë ndonjë përgjegjësi për këtë çështje. Kjo ikje nga përgjegjësia, madje në disa raste dhe shpallja si triumf e shtyrjes së heqjes së vizave, janë një sjellje tipike antievropine, që rrezaton mentalitetin e qeverisë shqiptare. Mos marrja e përgjegjësisë për dështimin dhe demagogjia rreth dështimit të qeverisë në këtë pikë, është një identitet antiperëndimor i qeverisë shqiptare, i cili rrezatohet sa herë që qeveria e një vendi demokratik siç quhet Shqipëria, duhet të ballafaqohej me opinionin publik dhe përgjegjësit që dalin nga dështimi. Mospërfillja e opinionit publik dhe shmangia e përgjegjësive për dështimet janë tipare të qeverive autoritare dhe antidemokratike, tipare të cilat janë të mjaftueshme që ne të humbasim dhe më vonë kriteret politike për liberalizmin e vizave duke u kthyer në një “getto”, në rajon, për shkak të kulturës politike antiperëndimore të qeverisë. Një sjellje tjetër e dyshimit është kërkesa e kryeministrit Berisha për ndarjen e Shqipërisë nga Bosnja në këtë proces. Siç pohojnë vetë zyrtarët perëndimore, Shqipëria është më pas nga Bosnja në plotësimin e kushteve dhe nëse kjo gjë ndodh mund të ndodh që ne të mos i marrim sërish vizat. Ajo që Berisha mendon është se as ne dhe as Bosnja nuk do t’i përfitojmë vizat këtë verë, dhe me këtë rast ai kërkon t’i faturojë Bosnjës përgjegjësinë që e ka qeveria shqiptare.
Në të dyja rastet, emëruesi i përbashkët i sjelljes së qeverisë me vizat, është përpjekja për t’iu larguar përgjegjësisë në rast dështimi dhe jo përgjegjësia për t’ua bërë më të lehtë shqiptarëve lëvizjen e lirë. Dhe kjo është e tepërt kur përsëritet për herë të tretë.