Bertina e Big Brother: S’më lejuan t’i them Erjonit se nëna e tij e do lidhjen tonë
Panorama PLUS
Nganjëherë ata dinë ta bëjnë më mirë se ne punën e gazetarit. Ata janë të sinqertë, të drejtpërdrejtë dhe nuk lënë t’u shpëtojë asgjë, sidomos kur bëhet fjalë për personazhet e tyre të zemrës. E kemi fjalën për ju që po na lexoni në këto momente, pasi jeni pikërisht ju, fansat e Bertina Mehmetit, që në këtë rast keni marrë rolin tonë, atë të gazetarit. Falë mundësisë virtuale të komunikimit, fansat e vajzës e cila ishte që në krye të këtij “Big Brother” më e preferuara, kanë pasur mundësi t’i drejtojnë asaj disa pyetje. Dhe Bertina nuk ka ngurruar të japë përgjigjet e saj. Natyrisht, siç mund të imagjinohet, pyetjet kanë qenë më së shumti për lidhjen e saj me Erjonin, për Oltën, për miqësitë dhe planet e saj për vete dhe për lidhjen kur Erjoni të dalë jashtë. Por fansat nuk janë kufizuar vetëm me pyetje, ata kanë dashur t’i bëjnë edhe disa sugjerime, apo i kanë dhënë edhe këshilla.Më poshtë, Bertina që bisedon me fansat në chat.
Do doja ta pyesja Bertinën, a ndjehet e zhgënjyer për pjesëmarrjen në BB, si dhe nga Erioni?
Në asnjë mënyrë nuk ndjehem e zhgënjyer, do e ribëja sa herë të më bëhej ftesa, por thjesht e zhgënjyer ndjehem për faktin që dola shumë më herët nga ç’e kisha menduar. Kurse për Erionin, nuk ndjehem e zhgënjyer sepse edhe ai është pjesë e lojës. Ai po luan lojën që i serviret.
Ti më dukesh një vajzë shumë e zgjuar, përse mundohesh të sqarohesh me njerëz si Ada dhe Olta, që nuk kanë fare edukatë? Më vjen keq që të vunë si në kurth të shtunën, por ti rri me kokën lart dhe mos mendo se ne fansat e tu do ndryshojmë mendim për ty. Gjithashtu edhe një pyetje kisha, në lidhje me Erionin, përse mundohesh të justifikosh sjelljet e tij, kur ai të dalë, të mbrohet vetë?
Faleminderit për komplimentin dhe për kurajon që po më jepni. është e vërtetë që femrat e atij niveli po mundohen të marrin diçka nga unë, por kjo nuk më bën asnjë përshtypje. Sikurse kanë qenë një hiç, ashtu edhe do të mbeten. Sa për Erionin, është e vërtetë që ne e kemi lënë ballafaqimin për jashtë, por thjesht duke ditur vlerat e Erionit, po mundohem ta mbështes ashtu siç do të doja unë që ai të më mbështeste po të ishte në vendin tim.
Përse dëshiroje që me çdo kusht të bëheshe si Adela?
Unë nuk kam qenë asnjëherë Adela dhe nuk do pretendoja të isha Adela. Adela ishte Adela për karakterin e saj, dhe unë jam Bertina për karakterin tim. Adela dhe Bertina janë dy vajza që i bashkon vetëm fakti se kanë marrë pjesë në të njëjtin program televiziv.
Mendon se ia vlen të sakrifikosh kaq shumë për Erionin, pasi ai me sjelljen e tij po tregon anën prej Don Zhuani? Dhe një këshillë, Jetmirin mbaje shok, pasi ai e meriton me të vërtetë. Së fundi, nëse do të krijohej mundësia do të vije këtu në Hollandë për të bërë masterin?
Faleminderit për mbështetjen, pa dyshim që do ta marr në konsideratë mendimin tuaj, sikurse kam marrë edhe mbështetjen tuaj. Për Mirin, e kam ditur dhe e di shumë mirë që do jetë një shok i ngushtë për mua. Për Erionin, po sakrifikoj edhe pjesën time sepse tek Erioni shihet edhe një pjesë e imja, kjo jo për Bertinën jashtë, por për banoren që ka qenë brenda. Thjesht e mbështes në lojën e tij. Sa për masterin, do kisha shumë dëshirë dhe do pranoja pa hezitimin më të vogël.
Bertina, je takuar me familjarët e Erjonit? Nëse po, çfarë mendojnë ata?
Ka qenë pikërisht vëllai i Erionit që më ka dhënë përqafimin e parë kur dola prej shtëpisë, dhe disa ditë më vonë kam dëgjuar fjalët më të mira nga mamaja e Erionit. Natyrisht kjo është një mbështetje e fortë që më ka dhënë familja e Erionit dhe nëse kam tentuar të shtunën që t’i transmetoj diçka Erionit, ka qenë thjesht respekti që kam pasur për familjen e tij, krahas asaj çfarë na lidhte brenda.
Bertina, në forum ka një numër rekord temash që flasin për ty. Si ndjehesh teksa i lexon?
Gjithmonë i ndjek me veëmendje e në çdo hap çfarë po ndodh me këto forume. Pa dyshim, që ndjehem shumë e vlerësuar që të kesh një forum të tërë në dispozicion, dhe nëse ata më mbështesin mua, unë do t’i mbështes ata.
Bertina ke konto në facebook? Ekziston një person me emrin tënd që pohon se është Bertina..
Jo, në emrin e Bertinës janë hapur shumë adresa të tilla, dhe janë fansat e mij, jo unë.
Nga banorët që janë brenda shtëpisë cilin do të vlerësoje më shumë? Cili nga banorët që është akoma brenda është më konsistent në lidhje me ty, që të ka vlerësuar dhe akoma të vlerëson dhe a të duket se Kika, kur kritikoi Erionin duke i thënë Donzhuan, në mënyrë indirekte të përkrahu ty?
Nuk kam dyshuar asnjëherë në shoqërinë e Mirit dhe të Kikës, e kam ditur që ata do më mbështesin fort, dhe do doja me gjithë shpirt që të shkojnë deri në finale. Sikurse ata më mbështesin brenda, dhe unë po i përkrah me mënyrën dhe mundësitë e mia nga jashtë.
Po të kishte shprehur Jetmiri interes për lidhje me ty, para se të lidheshe me Erjonin, do të kishe pranuar? E bëj këtë pyetje pasi, sipas meje ti, me Jetmirin do të ishit një çift perfekt. Ai di të vlerësojë një femër siç duhet.
Nëse nuk e kam bërë, kjo do të thotë që as nuk do ta bëja, sepse Mirin e kam parë me syrin e shokut dhe të vëllait, dhe s’mund ta imagjinoj ndryshe këtë marrëdhënie.
Bertina, herë tjetër kur të dalësh në spektakël mundohu t’i thuash ndonjë fjalë Erjonit që edhe ne të kuptojmë diçka më shumë, përsa i përket lidhjes që keni. Dhe do të të lutesha shumë, mos u merr më me ato dy ku.... Kushtoji rëndësi vetes dhe Erjonit dhe sqaroi gjërat një herë e mirë, që të marrin fund komentet.
Të jesh e bindur që do ta bëj.
Bertina, ti na tregove shumë nga vetja si asnjë tjetër në këtë edicion dhe e jetove këtë eksperiencë me ndjenja e sinqeritet të fortë. Nuk dite t’i bëje lajka kujt, por i vlerësoje e krijoje marrëdhënie me ta, siç do të bëje edhe jashtë. Ishe shumë e mirë për t’u bërë shoqe me llumin që është aty brenda. Do doja të të pyesja, a e ke pranuar punën si pedagoge? Të duam shumë dhe je fituesja e publikut!
Faleminderit për të gjitha, nuk është se e kam refuzuar punën si pedagoge, por aktualisht po përpiqem të vazhdoj si profesioniste në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ndoshta pedagogen e mbaj si punë të dytë. Ju përqafoj e ju dua!
Bertina, dua të të pyes nëse ballafaqimi që pate me Oltën dhe Adën ishte kërkesë e jotja apo u detyrove nga stafi i “Top Channel”? Më lind kjo pyetje sepse unë personalisht po të isha në vendin tënd, do kisha dashur vetëm të komunikoja me Erionin, t’i bëja të ditur që vazhdoja ta mbështesja dhe që realiteti ishte shumë ndryshe nga çfarë mendon ai. Nëse nuk të vjen keq, do kisha dhe një sugjerim për ty: mos e lër Erionin që ta kalojë lehtë, sepse atë javë që ti ishe në nominim, kur kishe më shumë nevojë për të, ai të braktisi dhe u mundua me çdo kusht që të të bënte ty fajtore për çdo gjë (ndoshta kështu e kishin urdhëruar, ai e di më mirë). Nuk ia vlen që ai të triumfojë mbi kurrizin tënd, sepse çdo votë pozitive që ka pasur, e ka pasur prej teje. Jam shumë e sigurtë që kur Erioni të dalë që aty, do e kuptojë se ka bërë shumë gabim, por kam frikë se do jetë tepër vonë...
Jo, ishte një përballje e rastësishme, sikurse e dimë që të gjithë që shou mbetet shou. Sa për Erionin, nuk tregon karakterin e tij të vërtetë, por bën thjesht lojën e vet, dhe ndoshta në këto pozita mund të vihej kushdo që do të ishte në vendin e tij.
Bertina, a takohesh me banorët e eliminuar? Nëse po, cilët janë ata ?
Patjetër. Me Rezin, Gracielën, Edin, Valonin, Pamelën, Renaton, etj.
Si fansja jote u zhgënjeva disi sepse doja që banorja ime e preferuar të ishte edhe pak më shumë luftarake, jo kaq shumë indiferente. Pse nuk e bëre këtë?
Të luftosh me inat nuk është zgjidhja e duhur, por të tregohesh indiferente është arma më e mirë dhe këtë e ka vertetuar jeta. Kjo mënyrë më ka bërë që të mos humbas asnjëherë dhe do të ta këshilloja edhe ty.
Bertina e bukur, nuk di pse të larguan, apo e ndjenë se ti do të fitoje çmimin?
Të fitosh nuk do të thotë patjetër të marrësh çmimin e madh apo lekët, por të kesh mbështetjen e të gjithëve, kjo është shumë për mua dhe është një fitore më vete.
Do ta vazhdosh lidhjen me Erjonin jashtë, pas këtyre sjelljeve të ulta me Oltën?
Me Erionin thjesht mbetet që të sqarohem jashtë. Gjërat e tjera as vetë nuk e di si do shkojnë, por më mirë t’ia lëmë kohës.
A mendon që Ada ka shanse me Erjonin?
Ada ka dashur të bëhet publike me atë sjellje që bëri të shtunën, por harroi dhe nuk mori parasysh pasojat që mund t’i vinin.
A mendon se je një vajzë me komplekse, pasi kur u lidhe me Erjonin u izolove, por tentoje ta izoloje edhe atë? Nuk mendon se e teproje kur i thoje Erjonit “zero me xhufkë”, “shejtan budalla” etj?
Po të isha vajzë me komplekse, nuk do ta kisha krijuar kurrë atë lidhje dhe do isha gjithmonë e stepur. Kurse sa për sharjet dhe ofendimet, sikurse ka pasur të tilla, ka pasur dhe momente shumë herë më të mira dhe lavdërime, kështu që ato kanë qenë për barazpeshim.
Kush e meriton fitoren, sipas teje?
Mendoj se Miri meriton fitoren.
Po të jepej rasti të riktheheshe në shtëpi, do të pranoje?
Pa dyshim do rikthehesha dhe do hidhesha në planin B, që më mbeti përgjysmë. Të nxirrja njëherë kthetrat. Kurse me Erionin do të kisha vepruar në të njëjtën mënyrë sepse gjërat e sinqerta janë spontane.
Nëse në jetën e përditshme, një tip si Olta do kishte ngacmuar të dashurin tënd, ti si do kishe reaguar?
Si Olta kam pasur shumë në jetë, por bëra të njëjtën gjë siç bëra me Oltën, dhe inati nuk është rruga më e mirë, por indiferenca është arma e duhur. Oltat prandaj lindin, për atë mision.
Pse e ke toleruar aq shumë Erjonin, pse nuk u lidhe edhe ti me Valonin që ta bëje xheloz dhe të kuptonte si ndjehet njeriu në këto raste?
Unë nuk mendoj se gjërat zgjidhen me xhelozira. Ai që bën të tilla xheste, i bën varrin kokës. Sa për Valonin, e kam konsideruar vëlla të vogël, dhe vetë mosha e tij flet për këtë.
Së fundi, ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen dhe ju them se ju dua shumë!