E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Shqipëria e penalizuar Brukseli: Shqiptarët, viktima të politikës së tyreNga "Faktori Plus" Shqiptaret nuk kane shume shanse te levizin pa viza ne veren e ketij viti, edhe pse shefi i qeverise dhe vartesit e tij ne kabinet e kane pre

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Vizat, Shqipëria e penalizuar Brukseli: Shqiptarët, viktima të politikës së tyreNga "Faktori Plus"

Shqiptaret nuk kane shume shanse te levizin pa viza ne veren e ketij viti, edhe pse shefi i qeverise dhe vartesit e tij ne kabinet e kane premtuar shpeshhere kete. Premtimet e qeverise shqiptare per levizjen e lire ne vendet e Bashkimit Europian duke filluar nga vera e ketij viti nuk do te mbahen, dhe ky eshte qendrimi qe mbajne mediat ne Bruksel, duke iu referuar burimeve diplomatike ne BE.

Sic shkruan “EU-Observer”, Komisioni Europian nuk ka prezantuar ende nje raport per permbushjen e kritereve te udherrefyesit nga ana e Shqiperise dhe Bosnjes dhe sipas burimeve ne BE, ky vleresim do te pergatitet gjate ketij muaji, ndersa rekomandimi i mundshem per heqjen e vizave, nuk pritet te vije perpara qershorit.

Sipas Traktatit te Lisbones, per heqjen e vizave per dy vendet e mbetura te Ballkanit, nevojitet edhe aprovimi i parlamentit europian. Per kete do te duhen edhe dy muaj te tjere me procedura formale.

Pas kesaj, vendimi do te jete ne duart e ministrave te Unionit, qe do te marrin vendimin final. Diplomatet ne Bruksel presin qe ekspertet e komisionit, te konfirmojne progresin e bere nga Shqiperia dhe Bosnja ne permbushjen e kushteve per liberalizimin e vizave. Por ka shume mundesi qe ata te deklarojne, se te dy vendet nuk i kane permbushur plotesisht kriteret.

Gjithnje sipas burimeve ne Bruksel, Bosnja eshte gjithsesi perpara Shqiperise. Per kete, edhe diplomatet e Be-se jane shfaqur te habitur nga kerkesa e kryeministrit Berisha, per te ndare Shqiperine nga Bosnja. Ky eshte mesazhi nje diplomati ne bruksel:

"Ne e respektojmw kwtw kwrkesw dhe mendojmw, se ajo i shkon pwrshtat edhe politikave tw BE-sw. Ritheksojmw, se procesi bazohet mbi meritat individuale tw secilit shtet. Por nwse do tw kishte mundwsi zgjedhjeje mes shteteve pwr heqjen e vizave, atwhere fituese do tw ishte Bosnja dhe jo Shqipwria.”

Kriza e tejzgjatur politike mund te kete pasoja ne procesin integrues te Shqiperise, theksojne me tej mediat ne Bruksel.

"Ne nuk duam qe qytetaret shqiptare te behen viktime e politikaneve te tyre dhe deshirojme qe t’i heqin atyre regjimin e vizave sa me shpejt qe te jete e mundur. Por nese kriteret nuk do te jene permbushur plotesisht, kemi frike se disa vendeve anetare te Be-se nuk do te binden dhe kjo do te kerkoje me shume kohe, per marrjen e vendimit.”

Por nga ana e saj, qeveria shqiptare po përpiqet të shmang detyrimet politike dhe teknike që përmban udhëzuesi për liberalizimin e Vizave” i Bashkimit Evropian, duke shpresuar se do ta zgjidh këtë cështje përmes lobimit politik. Qysh kur Bashkimi Evropian hapi në mënyrë zyrtare prespektivën për liberalizmin e vizave më 3 Qershor të vitit 2008 përmes “Udhëzuesit për Liberalimin e Vizave”, qeveria shqiptare anashkaloi si detyrimet teknike ashtu dhe ato politike, duke i ka kushtuar rëndësi vetëm propogandës publike për liberalizimin e vizave. Kryeministri berisha dhe pas tij ne kor edhe zyrtare te larte, perseriten se heqja e vizave nuk do ta kapercente veren e 2010.

Por shqiperia, megjithe vullnetin e diplomateve te brukselit, eshte ende larg permbushjes se detyrimeve te domosdoshme.

Detyrimet teknike qe perfshijne sigurine e dokumentave, ende nuk ka përfunduar dhe kjo ceshtje u kthye në një problem politik gjatë procesit te fundit zgjedhor ku rreth 300 mije zgjedhës mbetën pa votuar për shkak të mungesës së letërnjoftimeve elektronike.

Rendi publik dhe siguria nuk pësuan ndonje përmirësim serioz, përkundrazi në polici u thelluan linja vertikale politike.

Ketyre probleme, iu shtua edhe kriza e tejzgjatur politike ne vend. Megjithe angazhimin e forte te nderkombetareve, kriza mbetet e pazgjidhur, pasi mazhoranca nuk ka levizur aspak nga qendrimi per te mos hapur kutite e votimit, cka sipas opozites garanton transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit.

Nderkohe me marredheniet e kushtezuara qe ruan me parlamentin, opozita ka nisur nje vale te gjere protestash ne gjithe vendin. Ato do te kulmojne ne 30 prill ne kryeqytet, nen moton “berisha largohu”.

E gjendur nen kete trysni, dhe e bindur në dështimin e saj mazhoranca nisi të gjejë nje alibi të re, për mos-heqjen e vizave, duke e gjetur të keqen tek kundërshtari politik.

Eksponente te Partisë Demokratike akuzuan Edi Ramën se po lë qytetaret shqiptarë pa viza për shkak thirrjeve për protesta.

Sigurisht qe ky fakt, e bën edhe më dëshperues situatën, pasi tregon se tanimë dhe qeveria është bindur se heqja e vizave do të vonoj dhe problemi I ditës që ka zoti Berisha nuk është të plotësoj detyrimet, por të gjej alibi për këtë dështim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›