Hap mbrapa i PS-së
Mentor Nazarko
Kongresi i Partisë Socialiste pritet me një lloj vëmendjeje të veçantë. Arsyeja themelore për këtë vëmendje është se prej tij, elektorati i majtë, publiku në përgjithësi, vëzhguesit do të kuptojnë rrjedhën që merr jo thjesht në pikëpamje organizative partia më e madhe e opozitës. Organizimi i partisë nuk është thjesht organizimi i partisë, por prej tij arrihet të kuptohet prirja për demokratizim e liderit të saj, progresi organizativ i kësaj partie, shkëputja prej modeleve të vjetra dhe afrimi me modelet perëndimore të organizimit të partive të majta, etj. Kuptohet, nëse partia që do dalë prej kongresit është më e fortë sesa hyri, apo jo? Nga një shikim i parë i elementëve të rinj organizativë, pra statusorë, që do të sjellë ky kongres, duket se Partia Socialiste po bën hapa mbrapa. Megjithëse me ndryshimet e reja, thuhet se Partia Socialiste është edhe parti elektorale, organizimi i partisë po shkon drejt PS-së së tipit të vjetër të paraardhësve të Edi Ramës. Në pikëpamje territoriale nuk kemi PS të strukturuar mbi bazë KZAZ-sh, sipas disa propozimeve, por mbi bazën e rrethit si dikur. Qarku, po ashtu do të shërbejë thjesht si referencë koordinuese dhe jo si nivel organizativ i partisë. Një moment i tillë nuk reflekton atë që do të jetë në fund të fundit prirja e organizimit shtetëror të një vendi të vogël si Shqipëria, ku politikat territoriale do të duhet të zhvillohen domosdoshmërish në nivel qarku.
Sipas asaj që rezulton nga dokumentet për t’ju paraqitur kongresit dhe kongreset zakonisht afirmojnë dokumentet e asambleve përgatitore, kemi prapakthehu në votimin “një anëtar, një votë”, për krerët e rretheve. është e vërtetë, që ashtu si kanë funksionuar këto votime deri tani në nivel lokal, janë krijuar probleme, por problemet janë krijuar prej ndërhyrjes së qendrës dhe jo prej garimit real të kandidatëve në bazë. Pra, ky kthim mbrapa rrit fuqinë e qendrës dhe nuk çon kah decentralizimi për të cilin flitet në dokumentin përfundimtar që do t’i nënshtrohet kongresit. Ky rikthim mbrapa nuk çon kah elektoralizimi i partisë, që do të thotë dhe votim masiv i të gjithë kuadrit drejtues të partisë në të gjitha nivelet. Ky rikthim mbrapa nuk godet përfundimisht strukturat parazite të partisë në bazë. Ato kanë qenë pengesë sistematike e futjes së gjakut të ri në parti, duke krijuar feude të drejtuar nga rrogëtarë, që në kohë opozite zbatojnë urdhrat e atij që i paguan, kurse në kohë qeverisjeje bëjnë politikë kuadri. Përkundrazi, i restauron ato tërësisht.
Por momenti më negativ në dokumentin përgatitor të kongresit është mospranimi i fraksioneve. Mund të jetë e vërtetë se PS-së i mungon eksperienca, se disa parti të majta perëndimore kanë dështuar me to. Por për Partinë Socialiste të Shqipërisë lejimi i fraksioneve është nevojë imediate. Ja përse.
është provuar nga ballafaqimet elektorale të të gjitha kohërave në Shqipëri se përgjithësisht e majta ka më shumë elektorat se e djathta, por se e majta ka humbur kur ka qenë e përçarë. E përçarë brenda një partie, e përçarë në disa parti. Ekzistenca brenda saj i shumë personaliteteve me eksperiencë qeverisjeje në role të ndryshme, në role institucionale të ndryshme, me mbështetje të rëndësishme në parti dhe në opinionin publik, për shkak të profilit aktiv që kanë, ideve të tyre, e bën të majtën një front të vështirë për t’u administruar. Vetëm një liri relative, një konkurrim i alternativave nëpërmjet fraksioneve, dhe armëpushimi i tyre në garat elektorale, institucionalizimi i fraksioneve do të krijonte mundësinë që gjithë këta personalitete, këta “gjela” të gjenin veten brenda alternativës së madhe të majtë dhe shtëpisë së saj. Ata do të detyroheshin të pranonin vendimet e shumicës, me kushtin që në rast të fitores së zgjedhjeve, do të kishin përfaqësim adekuat në qeverisje sipas përqindjes që do të fitonin në zgjedhjet e brendshme partiake. Nëse do punonin për të dobësuar partinë, siç bëjnë sot, atëherë s’do të kishin as njëlloj përfaqësimi ekzekutiv.
Pranimi i fraksionalizimit, një tezë për të cilën kanë luftuar apo konkurruar të gjithë rivalët e Nanos, pra edhe Rama vetë, do të shërbente si hap përpara jo thjesht i PS-së, i së majtës, por dhe do të reflektohej në të gjithë politikën shqiptare. PD-ja psh, është shumë më keq se PS-ja në pikëpamje organizative. Mospranimi i fraksioneve është hap mbrapa, veçanërisht dramatik, në kushtet kur PS-ja, të paktën de jure ka humbur një palë zgjedhje. Edhe nëse do të pranojmë se ajo çfarë ofroi në këto zgjedhje PS-ja e Ramës ishte perfekte, edhe duke pranuar se PD-ja i manipuloi zgjedhjet, humbja e tyre erdhi si pasojë e asaj që kjo parti që udhëhoqi Rama ishte e pafuqishme për të ndaluar ato. Me të gjitha format: legalet, por dhe ato të tjerat që partitë i dinë mirë dhe nuk i bëjnë asnjëherë publike. Rama dështoi në mbrojtjen e votës, pra nuk arriti të krijonte mekanizma partiakë të fortë, që ta mbronin atë.
Të gjithë, përfshi edhe kundërshtarët e Ramës, e dinë që ky i fundit e ka treguar veten si një administrator publik i aftë, të paktën në nivelin lokal. Vota e qytetarëve të Tiranës në tri mandate pro tij është dëshmi e këtij fakti. Nga kjo mund të supozohet se ai me kreativitetin e vet, me forcën e tij, mund të ishte një kryeministër i suksesshëm, me gjithë bezdinë e tij për rregullat. Por për t’u bërë kryeministër, duhet të jesh lider i fortë partie. Dhe të gjithë prisnin dhe presin që Rama të ishte dhe të jetë një lider i aftë dhe i fortë partie në nivel kombëtar. Forca e tij do të tregohej apo tregohet jo vetëm në mbrojtjen e votës, por në mënyrë të veçantë do të tregohej në gjerësinë e tij, në krijimin e një ansambli koral partiak, pra në pranimin apo vendosjen e njëlloj rregulli brenda partisë, që ka shumë individualitete. D.m.th sipas një modeli të ri, alternativ me atë të Berishës, ku nuk ka të parë tjetër. Kjo forcë do garantohej nga pranimi i fraksioneve, që në fund të fundit nuk janë thjesht fraksione individësh, fraksione ideologjike, por edhe fraksione interesash. Më shumë interesa, do të thotë më shumë forcë. Mospranimi i këtij realiteti, injorimi i këtyre qendrave të interesit brenda partisë, nuk e forcon Ramën, nuk e forcon PS-në, përkundrazi e dobëson atë. Dhe kjo do vendoste pikëpyetje në soliditetin e kësaj partie në përballjet zgjedhore të ardhshme.