E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karnavaleskja ne protestat publike te Vetevendosjes

Ligjerimi i pushtetit qe te paraqitet i besueshem ne syte e popullit duhet te veproje ne menyre pothuajse automatike ne ndergjegjen e njerezve. Per kete ai perserit po ato terma klishe koncepte qe i lejojne atij te formoje nje rreth te plote konceptual te vetvetishem qe nuk ka nevoje per reflektim. Atij qe hyn ne kete rreth logjika e pushtetit i duket e natyrshme per shkakun sepse ai nuk mund ti vecoje fjalet prej sistemit konceptual secila fjale pasqyron tjetren. Kuptimi i ketyre fjaleve paraqitet si neutral por ne fakt eshte i neutralizuar prej pushtetit. Prej kendej rrjedh qe detyra e nje levizjeje qytetare e cila i kundervihet pushtetit duhet te jete edhe cmontimi i sistemit te tij konceptual. Nje menyre cmontimi eshte edhe ajo qe kritiku rus Mihael Bahtin e quan karnavaleskja. Karnavali ne qytetet e Europes mesjetare ishte nje permbysje e perkohshme e rrjedhes se zakonshme te jetes dhe permbante edhe venien ne loje te rregullave zyrtare dhe te te pushtetshemve te kohes. Ngjashem me karnavalet e dikurshme edhe sot levizjet qytetare dhe shoqerore perdorin karnavalesken si nje kthim kokeposhte dhe qesharak te ligjerimit serioz te pushtetit. Karnavaleskja ekspozon boshlleqet kunderveniet logjike dhe kuptimet e heshtura te ligjerimit te pushtetit. Kesisoj duke e deshifruar ose duke e rishkruar ligjerimin zyrtar me gjuhen e popullit synohet clirimi i reflektimit te qytetareve nga rrethi konceptual i pushtetit dhe stimulohet mendimi krijues dhe arritja e se vertetes me ane te kritikes. Bahtini thote se satira e karnavalit eshte e qeshura utopike sepse e mohon rendin ekzistues dhe premton fillimin e nje rendi te ri.
Levizjet qytetare aty ku mundin perdorin protesten simbolike per te nxjerre ne pah tensionin qe ekziston midis parimeve demokratike dhe zbatimit te tyre ne praktike. Ato i qendrojne perpjekjeve te pushtetit per te kolonizuar gjykimin kritik te qytetareve me perdorimin e fushatave mediatike parullave dhe fjalimeve te hartuara nga specialistet e marredhenieve me publikun. Karnavaleskja eshte nje menyre per te kthyer mbrapsht efektet e ligjerimit te pushtetit kryesisht duke riperdorur dhe rikontekstualizuar deklaratat dhe parullat e tij ose duke vene ne loje autoritetin dhe perfaqesuesit e tij. Karnavaleskja eshte perdorur shpesh ne protestat e levizjes Vetevendosje ne Kosove per te kundershtuar ligjerimet zyrtare te UNMIK-ut perfaqesuesve te tjere nderkombetare dhe qeverise se Kosoves. Boshti ideor i levizjes Vetevendosje eshte ndertimi i nje shteti sovran qe tu sherbeje interesave te qytetareve te tij dhe ne pajtim me frymen kombetare te shumices shqiptare qe e perben ate. Levizja qe nga themelimi i saj ka ndermarre veprime kontestuese ndaj rikolonizimit te vendit copetimit territorial decentralizimit etnik liberalizmit neoliberal pa nje plan zhvillimi te vendit dhe korrupsionit te qeveritareve. Te gjithe keta faktore dhe politika te demshme kane pasur efektin e perbashket te defaktorizimit te popullit dhe pikerisht kete synon te ndreqe levizja me ane te programit te saj per arritjen e sovranitetit popullor me ane te vetevendosjes. Keto politika dhe aktoret e tyre kane qene ne qender te taktikave karnavaleske te protestave sic e tregojme me poshte.
Bahtini permend tri teknika baze te ndertimit te karnavaleskes 1 kthimi kokeposhte dhe perqeshes i ligjerimeve serioze zyrtare 2 loja me fjale duke shtuar apo hequr pjese nga frazeologjia zyrtare per te perftuar kuptime te ndryshme dhe me te thella nga ajo qe thote pushteti 3 percmimi i seriozes duke e lidhur ate me elementet jetesore te trupit sidomos me ato te pjeses se tij te poshtme. Tekniken e pare ate te zhvendosjes se seriozes ne ironike dhe groteske veprimtaret e levizjes Vetevendosje e kane perdorur me sukses ne disa raste. P.sh. perkunder parullave se administrata e UNMIK-ut e zbaton Rezoluten 1244 te KS ne sherbim te te gjithe qytetareve te Kosoves kumti i levizjes Vetevendosje ka qene se 1244 demton rende shendetin dhe veprimtaret e saj kane organizuar fushata vaksinimi kunder virusit U1N2M4I4K. Gjithashtu Pakoja e Ahtisarit eshte quajtur Pakoja e Pandores e cila ne mitologjine greke permbante gjithe te keqijat e botes. Ndersa parulla-monument Newborn i/e porsalindur e vendosur ne nje nga sheshet e Prishtines ne diten e shpalljes se pavaresise lexohet ndryshe ne manifestet dhe protestat e levizjes Vetevendosje E bebja jo vetem qe ska vullnet por ajo as qe mund te kete vullnet te saj. Bebja eshte ne meshiren e te tjereve. Ajo eshte absolutisht e varur nga te tjeret - ajo sjeton dot pa te tjeret pa nenen e saj qe e ushqen. Madje bebja e thith gjirin e cilesdo nene meqe nuk eshte ne gjendje te dalloje nenen e vertete. Bebja ska vetedije per interesat e saj. Te tjeret e bejne edhe kete ne vend te saj duke percaktuar se cfare i nevojitet bebes... Kjo bebe qe e kishte mbajtur UNMIK-u ne bark per nente muaj pardonhellip per nente vjet nuk u kontrollua fare qe te shihet se sa e shendoshe eshte. Nuk u analizuan organet dhe shqisat e saj. Nuk u shikua se sa e afte do te mund te behej ajo. Perkundrazi gjithcka u mbulua nga zhurma shurdhuese e tupaneve dhe vershellimave te gezimit nderkohe qe nisi trajtimi teresisht joadekuat i bebes me mjeke vendore e nderkombetare. Keta mjeke ne fakt jane kunder bebes ata eksperimentojne me kete bebe pasi qe paraprakisht e kishin definuar ate jo si njeri por si nje qenie sui generis Vetevendosje nr. 130 16.03.2008.
Karnavaleskja eshte vene ne veprim edhe per te neutralizuar apo krijuar efektin e kundert te afisheve qe KFOR-i vendos neper stenda te medha ne rruget e Kosoves. Shqiptaret i jane mirenjohes trupave te NATO-s qe cliruan Kosoven mirepo me pavaresine e vendit logjikisht KFOR-i do te duhej tia linte vendin nje ushtrie kombetare qe do te merrte persiper mbrojtjen e territorit dhe te popullit. Mirepo sic eshte parashikuar ne Pakon e Ahtisarit Kosova faktikisht eshte lene pa nje ushtri efektive. Funksioni i mbrojtjes kryhet kryesisht nga trupat e disa shteteve europiane ne kuader te KFOR-it te cilat nuk jane dhe aq te bashkerenduara me njera-tjetren dhe ndjekin politika te vecanta ndonjehere duke dale hapur kunder interesit te forcimit te organeve shteterore te Kosoves. Mbi KFOR-in rendojne edhe akuza te vrasjeve te civileve ne ngjarjet e marsit 2004 per te cilat nuk eshte hetuar kurre. Per te kompensuar boshlleqet ne legjitimitetin e tij KFOR-i ne vitet e fundit ka ndermarre nje fushate propagandistike me ane te afisheve ne stenda te stermedha ne rruget e qyteteve te Kosoves. Ne njeren prej tyre paraqitet nje ushtarake e KFOR-it me uniforme por e paarmatosur duke ndenjur midis femijeve qe luajne dhe qeshin perreth saj. Ajo duket e larguar prej profesionit te saj dhe me prane rolit te nenes motres se madhe apo edukatores se femijeve. Parulla e afishuar Te gatshem tju degjojme e perforcon idene e perkujdesjes. Per ta rikthyer vemendjen te funksioni ushtarak e imponues i KFOR-it veprimtaret e levizjes Vetevendosje kane shtuar ne afishe vazhdimin e parulles ...dhe pergjojme kumt ky qe e zhvesh KFOR-in nga imazhi qe kerkon per veten dhe e vendos ne poziten e nje trupi te jashtem qe mbikeqyr dhe monitoron popullin. KFOR-i nuk mund ta zevendesoje kurre ushtrine e shtetit te Kosoves. Ne nje afishe tjeter te KFOR-it paraqitet nje ushtarak duke vrojtuar me dylbi qytetin nga nje pozicion mbizoterues. Parulla thote Ne sherbim te paqes dhe progresit ndersa shenimi i shtuar nga levizja Vetevendosje eshte me besnik ndaj imazhit te afishes Big Brother is watching you. Edhe kur EULEX-i i perdor stendat per te afishuar arritjet e veta p.sh. 467 raste te ndjekura penalisht qytetareve me ane te shtesave mbi afishe u sillen ne kujtese edhe 3 protokollet e nenshkruara nga EULEX-i me Serbine per te rregulluar vendosjen e ligjit ne Kosove Ndersa kur qeveria e Kosoves ndjek edhe ajo moden e propagandes me stenda dhe afishon ne to reklamen Kosovo the young Europeans neper to shpejt veprimtaret e levizjes Vetevendosje shtojne faktet se europianet e rinj kosovare jane te izoluar nga Europa apo se ata jane te papune.
Per te thene te verteten se ne Kosove perfaqesuesit nderkombetare jane sovranet reale dhe se politikanet u sherbejne atyre levizja Vetevendosje organizoi nje skec publik ne rruget e Prishtines me rastin e largimit te ambasadores amerikane Tina Kaidanov. Nje manekin i veshur me portretin e ambasadores te kurorezuar si mbretereshe qendronte pa levizur ndersa rrotull saj silleshin duke vajtuar dy burra me portretet e Presidentit dhe Kryeministrit te Kosoves. Ne sfond luhej nje kenge popullore me refrenin Mos me ler dhe Mos me ik. Sic e komentonte nje veprimtar i levizjes skecin per publikun dhe mediat me kete karnaval kerkohej te vihej ne dukje se duke vepruar si nje sovrane e pashpallur ambasadorja ne largim ka edhe kunder interesave te vete SHBA-se dhe se sherbimi me i mire qe ajo mund ti bente Kosoves ishte qe ti merrte me vete edhe politikanet e korruptuar dhe servile
Teknika e parapelqyer karnavaleske e levizjes Vetevendosje eshte ajo e lojes me vete akronimet dhe parullat e pushtetit duke ua zhvendosur kuptimet me ane te shtimit ne to te shkronjave dhe fjaleve. Keshtu kemi shnderrimin e UNMIK-ut ne fjalet dhe shprehjet e meposhtme
UNMIKOLONIZEumlM
YUNMIK
1244 Your times up. UNMIK go home
Une Nuk Merrem me Interesa te Kosoves.
Ndersa ne xhipat e nderkombetareve simbolet UN kthehen ne FUND. Gjithashtu parulla shume e njohur Bac u kry shnderrohet ne parulla te tjera qe kumtojne se pavaresia e vertete nuk eshte arritur ende apo se ne emer te pavaresise jane kryer prapesi nga politikanet
Bac su kry
Bac u krymb
Bac u kry ndash e shiten Kosoven
Bac u kry protokolli i EULEX-it me Serbine.
Ne fushatat kunder privatizimit neoliberal akronimi AKM Agjencia Kosovare e Mirebesimit kthehet ne Agjencia e Korruptuar e Mosbesimit. Kurse fushata per mosprivatizimin e PTK-se e paraqet kete te fundit si simbol te gjithe pasurise se Kosoves qe po nxirret ne shitje. Parulla e levizjes Vetevendosje thote Stop Privatizimit Te Kosoves.
Teknika e trete ajo e degradimit ndotjes dhe perdhosjes simbolike te ligjerimit te pushtetit eshte perdorur me rralle ne fushatat publike te levizjes Vetevendosje po te mos llogarisim ketu kazanet e plehrave qe jane emertuar UNMIK Pakoja e Ahtisarit apo EULEX-i ose hedhjen e plehut ne seline e UNMIK-ut. Ia vlen qe te sjellim ne kete artikull dy raste te spikatura te perdorimit te kesaj teknike karnavaleske. I pari eshte organizuar ne diten kur u mbajt ne Kosove referendumi per miratimin e Kushtetutes se Serbise qe e parashikonte Kosoven si pjese te Serbise. UNMIK-u e lejoi mbajtjen e referendumit ne Kosove dhe si kunderpergjigje levizja Vetevendosje vendosi para selise se UNMIK-ut ne Prishtine nje nevojtore ndersa xhipat e parkuar te UNMIK-ut u njollosen me boje qe te kujton jashteqitjen. Artikulli i gazetes Vetevendosje qe mbulonte kete veprimtari titullohej M... i radhes Vetevendosje nr. 59 31.10.06.
Rasti i dyte ve ne loje te ashtuquajturin Grupi i Unitetit i politikaneve negociatore qe pranuan ne emer te Kosoves Pakon e Ahtisarit. Ne nje shfaqje publike veprimtaret e levizjes Vetevendosje paraqiten nje manekin ne kembe me portretin e Ahtisarit. Pas tij qendronte nje manekin tjeter i perkulur dhe me koken nen shalet e manekinit Ahtisari dhe pas manekinit te dyte ishin rresht manekine te tjere ne te njejtin pozicion duke formuar nje kolone nen shalat e njeri-tjetrit. Secilit prej manekineve i ishte vene emri i njerit prej politikaneve te ekipit negociator. Parulla qe shoqeronte shfaqjen ishte Grupi negociator - sa unik qe jane
Shembujt e mesiperm jane zbatime te karnavaleskes ne protestat e levizjes Vetevendosje hierarkive te padrejta shoqerore qe jane krijuar ne Kosove dhe perjashtimit real te popullit nga vendimmarrja politike per ceshtjet thelbesore. Efekti i tyre ka qene i madh sepse levizja e ka nderthurur shfaqjen karnavaleske jo vetem me te tjera lloje te veprimit te drejtperdrejte kundershtues por edhe me nje pune te palodhur informuese me kategorite e ndryshme te qytetareve te Kosoves per ti hequr maskat pushtetit. Eumlshte lajm i mire qe levizja Vetevendosje pjesemarrjen e vet ne zgjedhje dhe ne institucionet e shtetit nuk e sheh si zevendesim te veprimit te drejtperdrejte kundershtues e paqesor por si diversifikim te metodave te saj per pjesemarrjen qytetare ne politiken demokratike. Kjo do te thote se karnavaleskja do te mbetet pjese e arsenalit te saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›