Përgjigjet gabim nuk penalizohen
14/06/2011 Mbyllen korrigjimet për testin e parë të detyruar të maturës 2011 në Letërsi dhe Gjuhë Shqipe
Nesër provimi i matematikës, këshillat e fundit për të mos rrezikuar përjashtimin
Mbyllen korrigjimet për testimin e parë të maturës në lëndën e letërsisë dhe gjuhës shqipe. Grupet e arsimtarëve të përfshirë në procesin e vlerësimit të testeve për të gjashtë qendrat e ngritura kanë detajuar tashmë të gjitha pikët e arritura nga maturantët në provimin e letërsisë. Duke u mbështetur në skemën e përcaktuar, pikët e marra nga secili maturant po konvertohen në notën e përshkallëzuar, e cila do të bëhet publike brenda tri ditëve të ardhshme. Kështu, gjatë këtyre dy ditëve të mbetura pritet të përfundojë edhe procesi i identifikimit të testeve dhe pikëve të vëna në to me emrin e maturantit që i ka marre. Kjo pasi të gjitha testet deri tani janë vlerësuar në mungesë të identifikimit se cilit maturanti i përkasin. Në vlerësimin e testeve bëhet me dije se për rastet kur nxënësit kanë dhënë përgjigje të gabuara nuk është procedura me penalizime, çka do të thotë se maturanti nuk ndëshkohet me heqje të pikëve në rast se përgjigjja e plotësuar nuk korrespondonte me atë të përcaktuar në skemën e vlerësimit. Gjithashtu bëhet me dije se nxënësit vlerësohen me pikë edhe në rastet kur përgjigjet e dhëna janë pjesërisht të sakta krahasuar me ato të çelësit të përgjigjeve të sakta. Ekspertët e maturës bëjnë me dije se kjo procedure me mospenalizimin e përgjigjeve të dhëna gabim do të shoqërojnë edhe tri provimet e mbetura të maturës shtetërore 2011. Aktualisht po shkojnë drejt fundit edhe përgatitjet finale për testimin e dytë të detyruar që do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme në lëndën e matematikës. Testet kanë përfunduar se hartuari dhe shumëfishuari, ku pritet që në orët e vona të natës të nisë shpërndarja e testeve nën kushte të rrepta sigurie për rrethet më të largëta të vendit. Ndërsa për shkollat e kryeqytetit dhe ato të rretheve më pranë testet do të shpërndahen vetëm pak orë para nisjes së provimit. Megjithatë, edhe në këtë testim maturantët duhet të tregohen të kujdesëm që t’u përmbahen rregullores së hartuar mbi kushtet e dhënies së provimit, në mënyrë që të mospenalizohen me mosnjohje të rezultatit. Për t’u futur në ambientet ku do të zhvillohet provimi, maturantët duhet të kenë detyrimisht me vete dokumentin e identifikimit, në të kundërt nuk do të lejohen të marrin pjesë në të. Testi i matematikës në total do të ketë 25 pyetje, të kombinuara ndërmjet atyre me alternativa dhe me përgjigje të argumentuara.
Mosnjohja e rezultatit të provimit
1. Përdor laps në plotësimin e testit.
2. Largohet nga mjedisi i provimit pa bërë sekretimin e testit ose e dorëzon atë pa u vendosur/dëmtuar barkodi.
3. Heq, shkruan ose dëmton kodin e sekretimit (barkodin) të vendosur në test.
4. Dëmton testin (e palos, e zhubros, e gris, vendos shenja të dallueshme dhe të veçanta) ose nuk e dorëzon atë.
5. Në rast se maturanti/kandidati largohet nga mjedisi i provimit, përgjegjësi i administrimit të provimit e informon atë mbi mosnjohjen e rezultatit, evidenton rastin me procesverbal dhe lejon vazhdimësinë e provimit.
Ditën e provimit maturanti përjashtohet
dhe nuk i njihet rezultati kur :
Nuk është i pajisur me dokument identifikimi.
Nuk qëndron në vendin që i caktohet.
Përpiqet t’i japë provimin një maturanti /kandidati tjetër.
Merr ose jep informacion, kopje ose komunikon me maturantë/kandidatë të tjerë.
Bën komente lidhur me përmbajtjen ose zgjidhjen e testit gjatë kohës së zhvillimit të provimit.
Merr me vete telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimeve.
Provimi i Letërsisë
Kopjacët, MASH asnjë të dhënë mbi
numrin e nxënësve të ndëshkuar
Nëse thyejnë rregulloren mbi procedurën e zhvillimit të provimeve, maturantët ndëshkohen me moshyrjen në provimet e tjera e, për rrjedhojë, humbjen e së drejtës për ndjekjen e studimeve të larta gjatë këtij vitit. Është ky fati që pret nxënësit që gjatë testimeve tentojnë të marrin ose japin kopje. Kanë kaluar dy javë nga mbarimi i provimit të parë të letërsisë, ku pohohet se është mbyllur dhe korrigjimi, por asnjë e dhënë zyrtare nuk ka dalë nga Ministria e Arsimit se sa është numri i nxënësve që janë ndëshkuar me mosfutjen në provimin e matematikës si pasojë e zënies me kopje gjatë testimit të parë. Lidhur me kopjet nga MASH pohohet se gjithaçka do të publike pas shpalljes së rezultateve për secilin kandidat, ku jepen dhe penalizmet. Megjithatë, rregullorja e maturës në nenin 56, pika 3 sakson se maturanti që përjashtohet nga provimi për shkelje kur merr ose jep kopje), humbet këtë provim dhe të drejtën për të marrë pjesë në provimet pasardhëse për sesionin e këtij viti.