Tatimet nxjerrin listat e faljes fiskale
14/06/2011 ILDKP-ja çon në institucione emrat e zyrtarëve që përjashtohen nga falja fiskale
Janë mbi 35 mijë kompani që legalizohen duke paguar 50% të detyrimeve
Administrata tatimore është ende duke përpiluar listat për tatimpaguesit që do të përfitojnë nga procesi i faljes fiskale. Kur ka mbetur më pak se gjashtë muaj kohë afat për realizimin e këtij procesi, i cili zyrtarisht përfundon më 31 dhjetor 2011, qytetarët dhe bizneset nuk kanë një sportel të përcaktuar për të vetëdeklaruar detyrimet e tyre të prapambetura. Ministri i Financave theksoi gjatë prezantimit të këtij ligji se ky është një proces vetëdeklarimi dhe administrata thjesht do të presë formularët e vetëdeklarimit nga qytetarët dhe bizneset përfituese.
Bizneset e vogla
Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se ka ngritur grupet e punës që do të verifikojnë formularët, si dhe po përgatitet lista e të gjithë tatimpaguesve, sipas kategorive që do të përfitojnë nga ky ligj. Në bazë të këtij ligji, përfituesit do të jenë bizneset e vegjël dhe të mëdhenj, të cilëve do t’u falen detyrimet, si dhe do të kenë mundësi të legalizojnë asetet e tyre. Sipas ligjit, biznesi i vogël duhet të rikonfirmojë kapitalet e tij kundrejt një pagese prej 3%. “Pra, biznesmenët e vegjël duhet të legalizojnë çdo lloj kapitali që disponojnë, pa u shtrënguar për të paguar detyrimet e tjera ligjore”, - është shprehur Bode, gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë. Personave fizikë, të vetëpunësuar në biznesin e vogël, u falen gjobat dhe kamatëvonesat deri më 31 dhjetor të vitit 2010. “Pra, ne kemi formuluar dy kategori: 1. biznesi i vogël, që kap nga 2 milionë deri në 8 milionë xhiro, që u falen deri më 31 dhjetor të 2008-ës dhe 2. dy vjetët e mëvonshëm me kushtin e thënë më sipër. Ndërsa, personave fizikë, që e kanë xhiron nën 2 milionë lekë, u falen të gjitha detyrimet deri në fund të vitit 2010”, - shpjegoi ministri i Financave.
Biznesi i madh
Sa u përket kompanive, ato do të paguajnë 50% të detyrimeve që nuk kanë deklaruar dhe do t’u legalizohet gjithçka. “Ne po ua falim detyrimet dhe, nëse kanë gjëra të tjera të padeklaruara, atëherë le t’i deklarojnë dhe do të paguajnë 50% të taksave. Kjo bazohet në vetëdeklarim. Numri i kompanive që do të përfitojnë nga kjo është 35 mijë, ndërkohë që numri i inspektorëve të kontrollit nuk është më shumë se 500 veta. Nuk mund të shkosh t’u bësh kontroll dhe t’i amnistosh. Do t’i besosh biznesit atë që vetëdeklaron. Ai do t’i vetëdeklarojë të vërtetat dhe, kur të shkojë inspektori i kontrollit, nuk ka çfarë të gjejë tjetër, përveç deklaratës së vërtetë që ka deklaruar biznesi”, - ka deklaruar ministri Bode. Kompanitë shqiptare, që kanë në bilancin e tyre pasuri të paluajtshme, makineri dhe pajisje me vlerë poshtë vlerës së tregut, mund të bëjnë rivlerësimin e tyre duke i kaluar në bilancin e vitit 2011. Biznesit i falet i gjithë borxhi tatimor me të gjithë komponentët e tij, gjobat dhe kamatëvonesat, deri më 31 dhjetor të vitit 2008. Nëse paguan 30% të principalit të borxhit tatimor deri në fund të vitit 2009 do t’u falen detyrimet që lidhen me këtë borxh. Bizneset që do të paguajnë 50% të principalit të borxhit tatimor për vitin 2010 do t’u falen të gjitha detyrimet që lidhen me këtë borxh. Bizneseve u falen kamatëvonesat dhe gjobat për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore të papaguara. Nëse i vetëdeklarojnë detyrimet tatimore për periudhën deri më 31 dhjetor 2010 dhe paguajnë 50% të diferencës që rrjedh nga ky vetëdeklarim, u falet pjesa tjetër bashkë me gjobat dhe kamatëvonesat.
Kush përjashtohet nga amnistia
Rreth 11 500 persona nuk do të përfitojnë nga ligji i faljes fiskale. Burime zyrtare nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive bënë të ditur se lista e kërkuar nga Ministria e Financave ka përfunduar dhe të premten u është dorëzuar të gjitha institucioneve që do të bëjnë legalizimin e aseteve, pasurive dhe vlerave monetare. Sipas zyrtarëve të ILDKP-së, puna për të hartuar listën ka qenë voluminoze. Aty, sipas dhe përcaktimeve ligjore të amnistisë, janë zyrtarët e lartë, bashkëshortët, si dhe fëmijët në moshë madhore të këtyre zyrtarëve. Këta persona nuk do të përfitojnë asnjë prej lehtësirave fiskale. Deri më tani nuk ka përllogaritje të saktë të përfitimeve nga falja e miratuar me ligj. Rreth 40 miliardë lekë të reja janë efektet negative në buxhet të faljes së detyrimeve që ka ndërmarrë qeveria, kjo shumë është e regjistruar në llogaritë e detyrimeve të mbartura ndër vite në sistemin tatimor dhe doganor.
Falja për kasat fiskale
Biznesit të vogël, i cili është pajisur me kasë fiskale deri në datën 28 shkurt të vitit 2011, i falen njëkohësisht edhe gjobat e vendosura për mospërdorimin e këtyre pajisjeve. “Të gjithë ata që nuk janë pajisur me këto kasa do të vazhdojnë të paguajnë detyrimet për mospajisjen ose përdorimin e tyre dhe, njëkohësisht penalitetet e reja, që ne propozojmë të vendosim pas ndërmarrjes së kësaj amnistie”, - ka deklaruar Bode.
Penalitetet
Pas kësaj faljeje fiskale forcimi i veprimit të ligjit do të bëhet nëpërmjet zbatimit të masave më të rënda ndaj atyre që nuk deklarojnë. Kjo do të thotë penalitete më të larta dhe kompetenca administrative më të forta për administratën fiskale, në mënyrë që evazioni fiskal të marrë fund. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave, ky proces është rruga për të dalë nga evazioni fiskal dhe jo për të legjitimuar evazionin fiskal respektiv.