Përgjimet e NoW, 4 oficerë japin llogari në Parlament

Dy drejtorë aktualë dhe dy ish-drejtorë të policisë metropolitane do të merren në pyetje nga deputetët e Parlamentit britanik lidhur me hetimet mbi përgjimin e telefonave nga “News of the World”.
Zëvendësdrejtori John Yates, si dhe oficerët Andy Hayman dhe Peter Clarke do të dalin përpara komitetit për Cështjet e Brendshme.
Parlamentarët pritet t’i pyesin ata përse hetimi fillestar i nisur në vitin 2005 dështoi në zbulimin e provave për përgjimin e mesazheve të viktimave.