E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgjimet e paligjshme u frymëzuan nga anëtarët e Grushtit te Shtetit

28-01-2012 / Gazeta 55

Një radhë e gjatë përgjimesh të paligjshme kanë qenë preludi i grushtit të Shtetit dhe janë nxitur nga anëtarët e puçit institucional. Edhe kombinimi paraprak me mediat i këtyre përgjimeve, ka qenë pjesë e skenarit për të përgatitur opinionin dhe për ta bërë më të përtypshme pushtimin e institucioneve. Në Ditët e ardhshme, priten të reja tronditëse rreth përdorimit të kësaj strategjie prej opozitës, prokurorisë, kreut të shtetit dhe disa mediave të përzgjedhura prej tyre


Një përgjim i paligjshëm dhe i manipuluar, konfirmimi më i mirë i së cilës ëpr këtë është mosdëgjimi gjëkundi i shumës bombastike të “700 mijë eurove” të famshme, i realizuar një vit para 21 janarit 2011, i tjetërsuar në janarin e vitit 2011, ende edhe pas 21 janarit të vitit 2012 do të vazhdojë të prodhojë lajme. Sigurisht, këto lajme nuk mund të kapërcejnë kufirin nga “sulmi ndaj institucioneve deri te vrasja e protestuesve”... Por, me videon që vetë nuk përbën më lajm, por që vazhdon të prodhojë lajm..., çuditërisht po tentohet të kalohet në harresë. Kur këtë “lënie në harresë”, sipas edhe vullnetit politik që po demonstron, e bënë edhe Prokurorja e Përgjithshme, atëherë situata kristalizohet edhe më shumë... Pse...?! Duke ju rikthyer retrospektivës, kujtojmë se video përgjimi “i 700 mijë eurove” virtuale u publikua 10 – 12 ditë para 21 janarit të vitit 2011. Në këto 10 – 12 ditë Prokurorja e Përgjithshme e kishte gjithë mundësinë, që jo të thërriste “operatorin” e realizimit të saj, sa ëpr muhabet aq edhe për tu hedhur një pjesë të mediave “ndonjë kockë” në formë “lajmi” por edhe duke “regjistruar këtë çështje” si një procedim penal ndaj “aktorëve” të videos..., duke kontribuar kështu edhe në frenimin (jo vetëm) të kërcënimeve të drejtuesve të opozitës se “do të bëjnë namin në 21 janar 2011”. Këtë Prokuroja e Përgjithshme nuk e bëri. Këtu fillon edhe “lënia në harresë” nga ana e Prokurores, së kësaj videoje. Kaluan 10 – 12 ditët dhe erdhi dhe kaloi 21 janari 2011. Pas lajmeve të para të cilat nuk e kapërcenin kufirin nga “sulmi ndaj institucioneve deri te vrasja e protestuesve”, sërish Prokuroja e Përgjithshme vazhdonte të “linte në harresë” videon që provokoi 21 janarin 2011... Dhe vetëm rreth tre javë pas 21 janarit 2011 ajo u kujtua dhe për videon dhe saktësisht në 9 shkurt 2011 “e regjistron këtë çështje” si një procedim penal... Regjistrimi i kësaj çështje në 9 shkurt 2011 ishte periudha më oportune, jo vetëm për Prokuroren e Përgjithshme, por edhe për “burrat e gratë e tjera të bulevardit”. Sepse..., sepse..., deri atëherë kishte dështuar sulmi ndaj kryeministrisë, kishte dështuar dhe inkriminimi e fajësimi i drejtuesve të ekzekutivit dhe Prokurores së Përgjithshme i duhej t’ju vinte në shërbim dhe në dispozicion “burrave të bulevardit” një mundësi tjetër amplifikimi gënjeshtrash. Cila më mirë se videoja “e lënë në harresë” deri në 9 shkurt 2011, e përmbushte këtë kënaqësi “të burrave të bulevardit”...?! Ndja edhe Prokurorja e Përgjithshme sajoi “regjistrimin e çështjes” së videos si procedim penal me emër dhe mbiemër... dhe zhurma në 9 shkurt 2011 filloi nga e para. Por kësaj zhurme i paraprinte Prokurorja e Përgjithshme, e cila s’e pati problem të ngrinte një proces politik nga një përgjim i paligjshëm... ... Erdhën ekspertë amerikanë, që jo vetëm nuk dinin ku ta kërkonin e gjenin videon origjinale, por edhe kur gjetën një kopje të saj, nuk dëgjuan gjëkundi të flitej për “700 mijë euro”. Edhe ekspertët shqiptarë, po ashtu, gjëkundi nuk dëgjonin për “afera” në shuma prej “700 mijë eurosh”.... Dhe jo vetëm kaq, por sikurse u mësua nga këta ekspertë, ajo video ishte arnuar aq keq sa edhe një samar gomari do ia kishte zili atë “performancë”. Gjërat vazhdua të rridhnin me shpejtësi dhe nuk ishin më “burrat dhe gratë e bulevardit” që vendosnin “për fatin e videos” por ishte Gjykata e Lartë. Kur kjo gjykatë e zhvlerësoi dhe e hodhi poshtë, jo vetëm videon, por edhe keqpërdorimin e saj provokativ për 21 janarin 2011, këtë bëri edhe Prokuroja e Përgjithshme, tentoi ta “lërë në harresë” atë (videon). Por kjo nuk e pengon që sa herë mediat t’ia kujtojnë atë video që provokoi 21 janarin 2011, ajo të mos e mbrojë, sikurse bëri dy net më parë në një studio televizive. Me këtë “mbrojtje në tentativë”, që ajo i bën videos, në fakt ajo tenton t ta largojë atë (videon) nga Grushti i Shtetit që e pasoi. Por, me gjithë “mbrojtjen në tentativë” që i bën Prokuroja e Përgjithshme asaj video, që më për zemër ka që “ta lërë në harresë”, në fakt një radhë përgjimesh të tjera, të paligjshme, janë preludi i grushtit të Shtetit dhe u frymëzuan nga anëtarët që e organizuan atë. Dhe kësaj radhe përgjimesh të paligjshme, nuk ka se si ti mungojë kombinimi paraprak me mediat i këtyre (përgjimeve), të cilat ishin pjesë e skenarit për të përgatitur opinionin (për ti bërë shpëlarje trush) dhe për ta bërë më të përtypshme pushtimin e institucioneve... Çuditë sa po kanë filluar të shfaqen “me zë e më figurë”... Në ditët e ardhshme, nuk ka pse të mos “presim me padurim” të reja tronditëse rreth kësaj çështjeje... Ja zëre se ato u publikuan...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›