E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvarritja e procesit Pinari e Delijorgji prane lirimit

Ceshtja Gjyqi ndaj 28 te pandehurve po shtyhet pambarimisht

Procesi gjyqesor ndaj 28 te pandehurve qe akuzohen per tragjedine e Gerdecit vazhdon te zvarritet ne gjykatat shqiptare. Pas disa seancave ne Gjykaten e Larte Gjykata e Tiranes ende nuk ka dhene verdiktin per te pandehurit nese jane fajtore ose jo. Duket se shtyrjet e njepasnjeshme u kane shkuar per shtat personave qe gjenden pas hekurave. Ylli Pinari Mihal Delijorgji Dritan Minxolli dhe Sokol Gjeci mund te fitojne lirine. Gjykata e Larte ka vendosur disa dite me pare qe te ktheje ne Gjykaten e Tiranes per rigjykim kerkesen per lirimin e te arrestuarve te dosjes Gerdeci. Sipas Gjykates Supreme trupi gjykues qe do shqyrtonte kete ceshtje duhet te llogariste kohen qe Delijorgji Pinari Minxolli dhe Ngjeci kane kaluar ne qeli. Nese kjo kohe ka kaluar afatin njevjecar atehere afatet e gjykimit te kesaj ceshtje duhet te konsiderohen te perfunduara dhe si rrjedhoje masa e sigurise arrest me burg ndaj ketyre personave humb fuqine ligjore.

Te arrestuarit e Gerdecit u ankuan ne Gjykaten e Tiranes me date 27 korrik te ketij viti per perfundim te afatit ligjor per gjykimin e dosjes. Sipas tyre afatet e paraburgimit duhet te llogariteshin qe nga data 13 mars e vitit 2009 ne momentin qe dosja u dorezua ne Gjykaten e Larte. Pra e thene ndryshe afati njevjecar ligjor i gjykimit te ceshtjes kishte perfunduar dhe per pasoje ata duhet te liroheshin nga qelia para 6 muajsh e tri ditesh. Kurse trupi gjykues qe gjykon dosjen e tyre ua rrezoi kete kerkese me argumentet se afatet e gjykimit duhet te fillonin nga data 11 qershor 2009 kur kjo gjykate mori ne dore dosjen. Ne vendimin e ndermjetem te shpallur me 27 korrik 2010 gjykata u shpreh qe edhe nese afatet do llogariteshin nga 13 marsi 2009 atehere serish afati njevjecar nuk eshte permbushur pasi nje pjese e mire e kohes eshte pezulluar. Per pasoje gjykata rrezoi kerkesen e mbrojtjes dhe te te arrestuarve per lirimin e tyre per shkak te humbjes se efektit te mases se sigurise ndersa kete vendim e la ne fuqi Apeli me date 6 gusht. Gjykata e Larte pas tri seancash te deshtuara vendosi ta rikthente ceshtjen ne Fakt per rigjykim.

Nderkohe procesi penal vijon me marrjen e provave shkresore. Prokuroria i ka paraqitur trupit gjykues disa VKM dhe urdhra te Ministrise se Mbrojtjes dhe te ushtarakeve qe hapen punishten e Gerdecit. Me pare ne kete proces kane deshmuar rreth 200 deshmitare duke treguar minutat e tmerrit ne kete punishte. Ata fajesuan firmen Albademil dhe disa nga te pandehurit. Njeri prej tyre administratori i Albademil Dritan Minxolli ne disa deklarata publike tha se pergjegjesi per kete ngjarje eshte nje shtetas amerikan Patrik Henri. Prokuroria deklaron se i ka derguar nje fletethirrje ketij shtetasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›