Përgjimi, Skuli shantazh Luka Tonit me foto femrash
ITALI- Prokuroria e Kremonës ka në duart e saj një përgjim tepër të fortë sa i përket sulmuesit të Lacios, ish-Xhenoa, Xhuzepe Skuli. Ky i fundit, në një telefonatë me boshnjakun Safet Altiç, para ndeshjes Lacio-Xhenoa, thotë se “Luka Toni do të pranojë” dhe se si mjet presioni për këtë, ka disa foto të ish-sulmuesit të Xhenoas në atë kohë, në momente intime me disa vajza.
Në rast se Luka Toni nuk do të pranonte, fotot do t’i dërgoheshin të fejuarës së tij Marta Çeketo. “I kam vërtet ato foto, nëse nuk pranon, t’i dërgoja Martës”, i thotë Skuli Safet Altiçit. Ndërkohë, avokati i Luka Tonit ka mohuar menjëherë që klienti i tij të ketë gisht në këtë histori. “Luka është i qetë, nuk ka dijeni për asgjë nga këto”, deklaroi avokati.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)