E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet mbledhja e KKRRT, në drejtimin e kryeministrit Berisha

TIRANË- Nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha, nisi paraditen e sotme (rreth orës 9:00), në Pallatin e Kongreseve mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë. Pritet miratimi i disa vendimeve të rëndësishme. 

Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij njoftoi miratimin e plan-projektit për Himarën dhe të Lushnjes. Shefi i qeverisë theksoi se plani përcakton se cfarë duhet ndërtua dhe jo, dhe do i japë ndihmesë të madhe turizmit.

“Plani përcakton se ku nuk duhet ndërtuar. Janë autoritetet lokale, të cilat kanë bërë kujdes më mbështjetjen e qeverisë për të hartuar planin. Ftoj komunat të ndjekin këtë shembull që zhvillimi i turizmit të njohë dimensione të tjera. E rëndësishme të njihen kritere e përcaktuara në plan”,- theksoi Berisha. 

Vendimet
1. Miratohet plan-projekti për Himarën
2. Miratohet plan-projekti për Lushnjen
3. Studimi për pusin e Shpiragut

Lajmi në përditësim/vijon...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›