Shqipëri-BE masin forcat në futboll, ngre kupën Haxhinasto

Shqipëria është vënë përballë BE, jo për përmbushjen e 12 prioriteteve, por për fitoren e kupës Europa 2012. Politikanët shqiptarë, si rrallë herë kanë qenë kundërshtarë të Diplomatëve në vendin tonë në një ndeshje të vecantë futbolli, organizuar nga Organizata e Bashkimit Europian në Shqipëri, në kuadër të muajit të Europës. Ministra, deputetë, drejtues të institucioneve të rëndësishme në Shqipëri, kanë hequr kostumet dhe kollaret për të veshur kostumet sportive përballë sfidantëve të BE-së.
Ekipi i Shiqipërisë përfaqësohej nga ministri i Jashtëm Haxhinasto, i cili ishte në rolin e kapitenit, nga deputeti Gazmend Oketa, Damian Gjiknuri, zv.ministri Bardh Spahia , por dhe nga futbollistë me emër si , Erjon Bogdani. Ndërsa kapiteni i diplomatëve ishte Ambasadori i BE-së Ettore Sequi dhe emra të tjerë të njohur të diplomacisë në Shqipëri. Të parët në epërsi kaluan ekipi i Shqipërisë me një gol të Agustin Kolës, por më pas barazoi Besart Kallaku dhe kaloi përsëri në epërsi ekipi shqiptar nga Bardh Spahia, por shume shpejt ekipi I BE barazoi. Në fund ndeshja u fitua me anë të penalltive nga ekipi i Shqipërisë.
Dhe trofeun e Europës 2012 e ngriti kapiteni i kombëtares, ministri Haxhinasto. Menjëherë pas fitores ai tha se, njëlloj si kupa dhe statusi i vendit kandidat do të fitohet këtë vit.
Pavarsisht humbjes me aq pozivitet e sheh fitimin e statusit të vendit dhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi.
Por a do të jetë kjo fitore një ogur i mirë për statusin e vendit kandidat? Për këtë do të duhet të presim për ta marrë vesh deri në tetor.