Përjashtohet Kastriot Islami, Majko ikën në OKB

Selia e PS
TIRANE- Zhvillimet të papritura në Partinë Socialiste.
Një prej zërave më kritikë të kreut të PS-së, Edi Rama, Kastriot Islami mësohet se është përjashtuar nga strukturat e partisë më të madhe opozitare.
Vendimi eshte marre sot nga Kryesia e PS-se, e cila mesohet se do t’i propozojë grupit parlamentar perjashtimin e Islamit.
Ndërkaq, një tjetër emër që do ti largohet PS-së është edhe ish kryeministri, Pandeli Majko, por jo për shkak të mosmarrëveshjeve.
Majko mesohet se ka kandiduar për Zëvendëssekretar për Evropën Juglindore, Rusinë dhe Kaukazin në OKB, nje propozim qe i ka ardhur nga vete Organizata e Kombeve te Bashkuara.
Nëse Majko do te shpallet fitues, atehere ai do te lere mandatin e deputetit, duke lene jeten politike ne vend per te nisur nje karriere nderkombetare.