E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ekzekutohet një 53- vjeçar, 1 i plagosur

SHKODER- Një person është qëlluar për vdekje, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, në lagjen Manush Alimani.

Sipas të dhënave të para mësohet se viktima është një 53- vjeçar i identifikuar si Nush Gjerkaj. Viktima është qëlluar në ambientet e një lokali me 6 plumba, nga një armë me silenciator.

Ende nuk ka të dhëna lidhur me autorin e vrasjes, i cili eshte larguar menjehere nga vendngjarja.

Paraprakisht mesohet se shkak per vrasjen eshte hakmarrje, pasi djali i viktimes ka qene me pare i denuar per vrasje.

Policia është në vendngjarje, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›