Halimi: Topi bllokoi Konferencën Gjyqësore

Halimi tha se nëse vendimet dhe lëvizjet merren mbi baza influence, kjo dëmton sistemin e drejtësisë.
"Dy vjet më parë ata që kishin detyrën kushtetuese e institucionale për forcimin e kësaj organizate vepruan në të kundërt. Ata u munduan me çdo mjet dhe mënyrë të bllokojnë mbledhjen e konferencës gjyqësore për të penguar zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLD. Zgjedhja e anëtarëve të KLD nga konferenca gjyqësore kombëtare është procesi më i rëndësishëm për çdo njeri të sistemit të drejtësisë. Por kur këto lëvizje bëhen pa kriter e konkurrim por mbi baza njohjesh e influencash kështu kemi dëmtuar sistemin e drejtësisë më shumë se kurrë", tha Halimi.
Në takimin e sotëm e zhvilluar për këtë temë, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, i cili theksoi se reformat kryhen vetëm me angazhim politik. Ai u shpreh se Bashkimi Evropian ka 100 milionë euro për të përmirësuar legjislacionin.
Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, u shpreh se që nga dhjetori 2008, kur Gjykata Kushtetuese shfuqizoi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ligjin nr.9399, datë 12.05.2005 “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare” e aktualisht, konferenca ka mbetur pa një ligj, duke krijuar vakum ligjor si dhe pengesë serioze për organizimin e funksionimin e saj.
“Të gjithë jemi dëshmitarë të situatës së vështirë të krijuar në vitin 2009 nga mungesa e këtij kuadri ligjor, lidhur me ushtrimin e të drejtës kushtetuese së Konferencës Gjyqësore Kombëtare për përfaqësimin e gjyqtarëve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku dy anëtarëve u kishte përfunduar afati dhe dy vende kishin mbetur vakant”, theksoi ajo.
Zonja Beçaj u shpreh se Konferenca Gjyqësore Kombëtare ka të drejta e detyrime të tjera kushtetuese, të cilat duhet të përcaktohen në ligjin e organizimit dhe veprimtarisë së saj. Ajo shtoi se është e domosdoshme të që hartohet dhe miratohet kuadri ligjor që sistemi gjyqësorë në zhvillojë në mënyrë funksionale detyrën e tij.
“Mosmiratimi për një kohë të gjatë i këtij ligji themelor për funksionimin e gjyqësorit dhe lënia e tij pa veprim, jo vetëm që ka penguar funksionimin institucional të këtij organizmi vetërregullues kushtetues, por njëkohësisht ka mohuar të drejtën e këtij forumi të lartë të komunitetit të gjyqtarëve për të përçuar në opinion publik apo institucionet shtetërore zërin e tyre për sfidat dhe problemet që kalon gjyqësori shqiptar dhe pse jo dhe shoqëria shqiptare”, vijoi. Tryeza organizohet nga EURALIUS, dhe morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të të gjitha institucioneve të interesuara. /Start/
2012-04-30 13:27