E Shtunë, 31 Tetor 2026

Master, Administrimi i institucioneve sociale në drejtësi

Ky program mbështetet nga zyra e OSBE-së në Tiranë, ku kreu i saj, Eugen Wollfarth, u shpreh se programi synon të kontribuojë në përmirësimin e standardeve të shërbimeve sociale dhe veçanërisht të shërbimeve që ofrohen në sistemin e drejtësisë.

 "Programi i masterit synon të përmirësojë sistemin e shërbimit të provës sipas rekomandimeve të KE-së për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai i përgjigjet prioriteteve të përcaktuara nga qeveria në fushën e integrimit, sidomos në kuadër të strategjisë së drejtësisë", tha Wollfarth.

Sipas tij, programi mundëson edukimin e profesionistëve të ardhshëm që do të punojnë në institucionet e drejtësisë. Gjithashtu, ai parashikon dhe punë praktike në një nga insitucionet e sistemit të drejtësisë duke kombinuar njohuritë me punën praktike. 

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule tha se masteri ndërdisiplinor i shërben formimit të specialistëve duke i paraprirë funksionimit korrekt të institucioneve në sistemin e drejtësisë. Ndërsa zv/ministrja e Integrimit, Grida Duma e cilësoi programin e masterit ndërdisiplinor në institucionet e drejtësisë një vlerë të madhe të shtuar, me vlera reale dhe praktike dhe që shkon përtej një kurrikulumi të pasur. /Start/

                                                                                             2012-04-30 12:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›