120 mijë invalidë kërkesë komisionit të Reformës Zgjedhore
Ky Këshill, thekson se Komisioni Qendror i zgjedhjeve nuk respektoi Kodin Zgjedhor për t’ju vënë në dispozicion të verbërve pajisjen e posaçme që ju mundëson atyre votim të pavarur.
“Këshilli kombëtar i personave me aftësi të kufizuar si organizatë përfaqësuese e mbi 120 mijë personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri është thellësisht i shqetësuar për faktin se personat para dhe tetraplegjikë nuk marrin dot pjesë në votim për shkak të barrierave me të cilën përballohen për të shkuar pranë kutisë së votimit.
“Njerëzit që nuk dëgjojnë nuk marrin dot informacion të plotë për shkak se media vizive nuk i shoqëron shpjegimet apo udhëzimet e institucioneve publike në gjuhën e shenjave. Të verbrit nuk marrin dot informacion as për fletën e votimit dhe as mbi programet elektorale të subjekteve dhe as mbi procedurat pasi ato nuk transkriptohen në brail dhe në audio”, thuhet më tej.
Këto kategori vazhdojnë të mbeten të përjashtuar nga mundësia për të shprehur vullnetin e tyre të votës. “Në qoftë se këto çështje nuk do të zgjidhen në Kodin zgjedhor si dhe nuk do të merren masa konkrete në përcaktimin e financimit të nevojshëm dhe sanksioneve për shkelje, diskriminimi i këtyre grupeve do të jetë një fakt i pranuar dhe nga parlamenti. Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar shpreh gatishmërinë e tij të plotë për të dhënë çdo kontribut në përmirësimin e nevojshëm ligjor”, përfundon. /Start/
2012-04-30 15:05