E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, gjendet i vdekur një 26-vjeçar

Policia bëri me dije se shtetasi, A.Ç., 26-vjeç, është gjetur i vdekur në një kanal.

Sipas policisë, trupi i pajetë u gjet në fshatin Ngurrëz e Vogël, në vendin e quajtur Gozhoke. Forcat e rendit shkuan në vendin e ngjarjes ku nisën hetimet për të zbardhur rrethanat.

Paraprakisht thuhet se i riu është vetëvrarë pasi vuante nga depresioni. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe arma. Familjarët e të nderit thonë se arma nuk ka qenë e tij./Start/

                                                                                             2012-04-30 15:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›