Perkeqesohen lehtesite ndaj biznesit

Një raport i ri i Bankës Botërore ku merret në shqyrtim situata në 183 vende e përkeqëson pozicionin e Shqipërisë në renditjen e këtij institucioni përsa i takon lehtësirave të të bërit biznes.
Pas rishikimit te te dhenave, ajo eshte ulur ne klasifim nga e 77-ta qe ishte vitin e kaluar ne vendin e 82-te. Analiza e Bankes Boterore mbeshtetet ne rregullat qe ndihmojnë apo pengojnë një aktivitet sipërmarres dhe nuk është një tregues i klimës së biznesit në një vend. Sipas raportit, vendin yne vleresohet i fundit per sa i takon dhenies se lejeve të ndërtimit, ndërkohë që nga 245 reforma të reja të ndërmarra në 12 muajt e fundit, përmendet vetëm për lehtësimin e regjistrimit të titullit të pronësisë në regjistrin e tokës.
Nga vendet e rajonit të Ballkanit, Maqedonia qëndron dukshëm përpara të tjerëve duke përmirësuar një pozicion mjaft të mirë që ish edhe vitin e shkuar kur ishte e 34-ta, e duke u renditur këtë herë e 22-ta në botë. Duke cituar raportin, Zeri i Amerikes thote se Shqipëria gjendet në gjysmën e parë të renditjes për lehtësirat në kryerjen e një aktiviteti biznesi, e cila është hartuar nga Banka Botërore në raportin e saj të fundit “Doing Business 2012”, i cili merr në analizë 183 shtete në të gjithë botën.
Ulja ne klasifikim tregon se Shqiperia ka humbur 5 vende krahasuar me nje vit me pare. në raportin e ri Banka ka përdorur një tjetër metodologji per tre nga treguesit e saj: lejet e ndërtimit, marrjen e kredisë dhe pagesën e taksave. Shqipëria renditet tashmë e fundit për treguesin që lidhet me lejet e ndërtimit, dhe perkeqesimi i gjendjes i detyrohet faktit qe autoritet e ngarkuara nuk kanë dhënë leje për ndërtesa që prej prillit të vitit 2009. Raporti i Bankës Botërore reflekton kuadrin ligjor dhe masat regullatore që qeveritë ndërmarrin në ndihmë të sipërmarrjeve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Ligji, regjistrimi i pronave
Qeveria ka përgatitur një ligj të ri për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, i cili detyron zyrën e regjistrimit që të dëmshpërblejë financiarisht bizneset ose individët në rast se lëshon vërtetime të rreme pronësie. Kina mund të zgjidhë krizën globale
Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mervyn King, i bëri thirrje Kinës që të importojë më shumë produkte, në mënyrë që të ndihmojë në zgjidhjen e krizës botërore. Frika për Francën, bien bursat europiane
Bursat europiane kanë regjistruar të gjitha rënie gjatë ditës së martë, ndërsa “Moody” paralajmëroi se vlerësimi i kreditit francez mund të reduktohet. Shtrëngohet kredidhënia
Marrja e një kredie në bankë është bërë edhe më e vështirë në tremujorin e tretë. Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se bankat private kanë shtrënguar kredidhënien për shkak se perceptojnë një rrezik të rritur në ekonomi. Të ardhurat e shqiptarëve hyjnë në krizë
Kriza e konsumit që mbërtheu Shqipërinë që nga fillimi i këtij viti, duket se po jep efektet e veta edhe te të ardhurat personale, të cilat fillimisht nuk shfaqën probleme.
Lajmet kryesore
Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur
Dy persona mbijetojnë
Mbytja e anijes, të mbijetuarit, të tronditur
KFOR dhe EULEX nisin heqjen e barrikadave
Angli, zbardhet identiteti i shqiptarit