Suita e valleve
Keto dite ne sallen e mbledhjeve dhe te aktiviteteve te Ministrise se Kultures Turizmit Rinise dhe Sporteve u organizua promovimi i librit Historiografia e artit koreografik shqiptar te autorit Dedin Suli. Ne kete takim ku referuan specialistet e kesaj fushe si Artisti i Popullit Agron Aliaj Albert Janku Artist i merituar Josif Papagjoni kritik arti dhe Rexhep Demetja koreograf mori pjese edhe ministri i Kultures zoti Aldo Bumci i cili ne fjalen e tij pershendetese vuri ne dukje jo vetem vlerat historike dhe artistike te librit por edhe punen e palodhur e plot pasion vullnet kuraje dhe optimizem te autorit.
Z. Dedin Suli vjen ne mes te miqve dashamiresve dhe kolegeve me librin e tij te trete mbas dy librave te pare ku me plot profesionalizem dhe dashuri prej kolegu ka dhene permes aktiviteteve te shumta portretet e Besim Zekthit dhe Agron Aliajt monografi te cilet sherbyen per autorin si trampoline per nxjerrjen ne drite te librit Historia e artit koreografik shqiptar.
Ne kete liber autori si rralle ndonjehere na njeh me historine e koreografise shqiptare qe e ka zanafillen ne periudhat e hershme parahistorike dhe permes hulumtimeve te bera per vite me radhe e duke radhitur fakte e sende te zbuluara nga arkeologet tane nder dekada e pse jo edhe arkeologe te huaj miq te Shqiperise si monedha ene balte e qeramike ikona te ndryshme ne faqet e te cilave duken te pikturuar e punuar ne reliev valltare te kapur dore per dore ne forme rrethi apo horizontal gje qe tregon qarte vertetesine dhe lashtesine e vallezimit popullor shqiptar ne periudhat me te hershme historike si dhe vazhdimesine e karakterit te valleve popullore shqiptare qe nga iliret e deri ne ditet tona.
Autori nuk eshte se i ka zbuluar vete keto sende te periudhes se lashtesise gjetja e ketyre sendeve dhe ornamenteve eshte rrjedhoje e punes vetemohuese te arkeologeve por merita e studiuesit Suli ne kete mes eshte hulumtimi vetjak dhe kembengules permes librave shkrimeve te shumta qe flasin mbi lashtesine e vendit tone si ajo bleta qe shkon lule me lule duke mbledhur nektarin e duke i dhene njerezimit mjaltin e mrekullueshem ushqyes dhe kurativ. Dhe Dedin Suli i jep shoqerise nektarin e valles se bukur e te lashte shqipe valle qe vazhdon edhe sot.
Autori Dedin Suli duke na kujtuar keto vlera te patjetersueshme historike te kombit tone na njeh edhe me disa thenie te njerezve te medhenj si ajo e filozofit te madh Frederik Nitzche 1844-1900 i cili e konsideron kercimin ...nje burim te pashtershem te vlerave shpirterore dhe estetike te njerezimit ne lashtesi.
Duke ndjekur ngjarjet ne menyre kronologjike autori Suli qarteson lexuesin mbi krijimin e grupeve te para te kercimit popullor qysh nga periudha e lashtesise mesjetes para dhe pas Luftes se Pare dhe te Dyte Boterore e deri ne ditet e sotme.
Per sa i perket vallezimit shqiptar gjate periudhes se paraclirimit autori flet me shume per talentet e individeve shqiptare te cilet kane bere emer brenda e jashte vendit me kercimet e tyre te bukura si Eleni Qirici 1925 fama e se ciles i kaperceu kufijte shqiptare. Mjafton te themi se sipas revistes italiane Voce del Leone ne faqen e saj te pare ishte vendosur fotoja e kercimtares Eleni me dicituren Arriti ne Hollivud e vogla Eleni Qirici rivalja kryesore e te famshmes Eleonor Poeell apo kercimtari i talentuar tiranasi Nuri Beshiri qe arriti nje sukses te bukur ne skenen e kinemase Nacional me pas 17 Nentori dhe ne skenat e Italise me kercimin e tij tip-tap shume i preferuar per rinine e asaj kohe sidomos ne Amerike.
Me pas autori shkruan qarte e duke ndjekur kronologjine e formimit te valleve profesioniste dhe amatore ne te gjithe Shqiperine. Kete renditje autori e fillon me krijimin e grupit te pare profesionist nga valltaret adoleshente ne vitin 1950 Filarmonia Shqiptare. Ky grup valltaresh profesioniste e krijua me iniciativen dhe kujdesin e Artistit te Popullit Panajot Kanaci. Autori i quan keta valltare gjithsej 32 veta me metaforen Dallendyshet e para te vallezimit popullor shqiptar. Ata ishin 1. Mellani Terca 2. Zoica Haxho 3. Melushe Bebeziqi 4. Ganimet Vendresha 5. Flora Kallajxhi 6. Adivije Alibali 7. Alma Radovicka 8. Ikbal Morina 9. Irma Laze 10. Kristina Ligori 11. Veronika Mano 12. Beatrice Murzaku 13. Besa Morina 14. Olimbi Panteqi 15. Lejla Kuqi 16. Agron Aliaj 17. Petrit Vorpsi 18. Gezim Kaceli 19. Mehmet Myftiu 20. Ramazan Bogdani 21. Sadik Batku 22. Fadil Voci 23. Faruk Koka 24. Nexhat Agolli 25. Xhemil Simixhiu 26. Skender Selimi 27. Timolea Papa 28. Vili Konjari 29. Ylli Bebeziqi 30. Engjell Tershana 31. Fatmir Struga 3e. Skender Gorenca.
Autori hap nje dritare jo vetem per lexuesin e thjeshte por edhe per artistet e kesaj fushe ku shpjegon qarte dhe ne menyre kronologjike krijimet e grupeve te valltareve popullore profesioniste dhe amatore duke filluar ne vitin 1957 me krijimin e grupit te valleve popullore te Ansamblit Shteteror me koreografin te riun Gezim Kaceli qe atehere nuk i kishte kaluar 23 vjec i cili me aftesite e tij profesionale realizoi vallet Vajzat e Tropojes Barinjte e Korabit Gorarce Terkuza valle tiranase etj. per te ardhur ne krye te ketij grupi vallesh mjeshtri i madh i koreografise shqiptare Artisti i Popullit Panajot Kanaci 1964 i cili me krijimet e veta si Feste te madhe ka Shqiperia Vallezimi i shqipeve Luftetaret e lirise valle suite tiranase valle te Dropullit etj. duke dhene keshtu nje kontribut te cmuar per artin tone koreografik dhe repertorin e ketij ansambli e duke arritur ne piken kulmore ne fitimin e Gjerdanit te Arte ne Festivalin e Dizhonit te Frances 1970.
Por autori me kete pune voluminoze nuk mjaftohet vetem me grupin e valleve te Ansamblit Shteteror por edhe me krijimin e grupeve te valleve te tjera si ajo e Ansamblit te Ushtrise me nje tjeter koreograf te talentuar vetem 21 vjec ne vitet 1950 Adriatik Metuli.
Dedin Suli ne Historiografine e artit koreografik shqiptar nuk mjaftohet vetem me grupet profesioniste por edhe me grupet amatore si ai i ansamblit artistik Migjeni me koreograf Fehmi Shaqiri te kombinatit te tekstileve me koreograf Dedin Suli te Pallatit te Pioniereve me koreografin e apasionuar per moshat e femijeve Abedin Metuli deri te Shtepia e Krijimtarise Popullore me koreografet Bujar Aliaj Engjell Tershana e Gezim Kaceli te cilet kane qene ne vetvete nje laborator metodik ne pergatitjen e koreografeve te rinj per bazen dhe rrethet e Shqiperise.
Mbasi analizon punen stervitore te ketyre grupeve profesioniste dhe amatore studiuesi D. Suli nuk le pa permendur edhe punen e madhe te Shkolles se baletit ne pergatitjen dhe nxjerrjen e talenteve te reja ne vite duke u bere keshtu fidanishte produktive ne furnizimin e grupeve profesioniste me talente te reja.
Autori e shkruan kete liber jo vetem per profesionistet e fushes se koreografise por edhe per lexues te thjeshte dhe te shtresave te ndryshme te popullsise sepse gjuha qe autori perdor eshte e thjeshte dhe e bukur me plot elemente domethenese te gjuhes shqipe. Ai perdor bukur dhe me vend elementet stilistike te gjuhes shqipe si metaforen kur shprehet 32 dallendyshet e para te kercimit popullor shqiptar apo krahasimin dhe metaforen dhene nga revista franceze Le Depesce e cila ne Festivalin e Dizhonit France 1970 thote Shqiptaret jane te lehte si era ketu kemi nje element te bukur te stilistikes krahasimin ndash Xh. D. por nen kembet e tyre dridhet toka duke na dhene keshtu nje tjeter element metaforen. Po keshtu autori perdor krahasimin si p.sh. ne vallen Vallezimi i shqipeve ku kercimtaret me te drejte i krahason me shqiponjat.
Duke perfunduar dua te theksoj se autori Dedin Suli ne botimin e ketij libri i ka dhene artit tone koreografik nje pasqyre universale me vlera te patjetersueshme te krijimtarise dhe vallezimit popullor shqiptar per te gjitha brezat.
Rexhep Demetja
Koreograf