E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres fundoset anija 8 persona te zhdukur


Një anije tregtare është mbytur në brigjet e Durrësit, pasi është përplasur në orët e para të së enjtes me një traget të linjës Durrës-Bari. 

Dy persona mbijetuan, ndersa vijojne kerkimet per gjetjen e 8 personave te zhdukur. Fillimisht u fol per gjetjen e nje personi te pajete, por autoritetet portuale e mohuan kete njoftim.Anija “Reina 1” u mbyt pasi u përplas me tragetin e linjës Durrës-Bari, “Ankara”.

Anija, e cila u mbyt 20 milje larg brigjeve shqiptare, mbante flamur maltez dhe kishte pronar një shtetas turk. Sipas të dhënave paraprake, në anijen e mbytur “Reina 1” ndodheshin 10 persona.

Te mbijetuar jane Ahmet Soyturk dhe oficeri i dytë i saj Ahmet Bal, 51 dhe 38 vjeç. Mjetet e rojes bregdetare transportuan trupin e viktimes dhe dy të mbijetuarit në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë, forcat e armatosura dhe policia kufitare vazhdojnë kërkimet për të humburit. Ndërsa autoritetet lokale kanë ngritur shtabin e emergjencës, i kryesuar nga prefekti i qarkut Genci Alizoti.

Mësohet se nuk ka asnjë rrezik për 196 udhëtarët e tragetit “Ankara”. Përplasja dyshohet se ka ardhur si pasojë e një gabimi njerëzor të drejtuesve të tragetit.

Olldashi: Vijojnë kërkimet për të zhdukur

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi deklaron se përgjegjësinë për aksidentin detar do ta mbajnë shteti turk dhe ai maltez, pasi dy mjetet lundruese të përplasura janë të regjistruara në këto dy vende.

"Dy persona kanë mbijetuar, trupi i një personi u nxorr i pajetë, ndërsa vijojnë operacionet për kërkimin e të tjerëve, pasi 7 persona rezultojnë të zhdukur", tha Olldashi, në parlament.

Ministri theksoi se Shqipëria do të verë në dispozicion të gjitha mjetet për të gjetur shkakun e aksidentit tragjik, për të cilin paraprakisht dyshohet se ka ardhur për gabime njerëzore.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Bulqizë, rifillon puna në minierë
Minatorët e minierës së Bulqizës i janë rikthyer punës mëngjesin e së enjtes, pas varrimit të një dite më parë të kolegut të tyre Naim Shyti.
Angli, zbardhet identiteti i shqiptarit
Është zbardhur identiteti i shtetasit shqiptar që humbi jetën pasi u hodh nga treni i linjës Londër-Bruksel. Mbytja e anijes, të mbijetuarit, të tronditur
Dy të mbijetuarit nga mbytja e anijes 3400 toneshe me flamur maltez “Reina 1” ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit, por gjendja e tyre psikologjike është e rënduar. Tre të plagosur në Shkodër
Tre persona janë plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të lokalit “Ura e Thive”. Kapet vrasësi i Kavajës
Njeriu që terrorizoi për ditë të tera segmentin rrugor Kavaje – Lushnjë, i cili pasi ekzekutoi një taksist dhe vrau një roje karburanti u arrestua nga policia mesnatën e se martës.

Lajmet kryesore

Mbytja e anijes, të mbijetuarit, të tronditur
Mjeti përfundoi nën ujë brenda dy minutash
Fotoja në TCH, Frattini zihet ngushtë
Historia e Lavitolas me Shqipërinë
Angli, zbardhet identiteti i shqiptarit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›