E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Mekejn ruan nje kryesim te qendrueshem ne Karolinen e Jugut

Republikani Xhon Mekejn ka nje kryesim te qendrueshem prej 7 pikesh ndaj rivalit te tij, Majk Hukabi ne Karolinen e Jugut dy dite perpara se shteti te votoje ne nje gare te parashikueshme per emerimin e kandidateve per president, behet e ditur nepermjet nje sondazhi te kryer nga Reuters/C-SPAN/Zogby, qe u publikua dje.
Mbeshtetja per Mekejn, nje senator i Arizones, eshte e qendrueshme me 29 per qind,
ndersa ish-guvernatori i Arkansasit, Majk Hukabi humbi nje pike duke shkuar ne 22 per qind. Ish-senatori i Tenesit, Fred Tompson u ngjit me dy pike duke u renditur ne vendin e trete me 14 per qind.
Nje pjese e sondazhit u krye pasi ish-guvernatori i Masacusetesit, Mit Romnei fitoi te marten ne Micigan, por ai serish humbi nje pike duke shkuar ne 12 per qind. Republikani i Teksasit, Ron Paul dhe ish-kryetari i bashkise se Nju Jorkut, Rudi Xhuliani jane prane njeri-tjetrit me 5 per qind. "Nuk ka pasur mbreme ndonje levizje te vertete ne ate qe duket si nje gare me te vertete e qendrueshme", deklaroi Xhon Zogby. "Po kerkoja nje shenje te ndonje levizjeje ne perqindjen e Romneit pas fitores se tij ne Micigan dhe nuk gjeta ate", deklaroi ai. "Atij mund t'i duhet te prese 24 ore te tjera perpara se te kete ndonje shenje, por duket e arsyeshme se ai do te marre nje te tille", shtoi ai.
Anketimi i 813 votuesve te mundshem te Karolines se Jugut per zgjedhjen e kandidatit republikan ka nje kufi gabimi prej 3.4 per qind. Zgjedhjet per kandidatin republikan ne Karolinen e Jugut, qe do te zhvillohen diten e shtune, do te jete fushebeteja e ardhshme, ne nje kohe kur dy partite zgjedhin kandidatet e tyre per zgjedhjet e nentorit. Nevada do te mbaje gjithashtu te njejten dite garen per emerimin e kandidateve republikane dhe demokrate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›