E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkeqësohet gjëndja e grevistëve paraplegjik

Përkeqësohet situata në ambientët e shoqatës se para dhe tetraplegjikëve .
Grevistët kanë vendosur të heqin dorë edhe nga elementi më jetësor i cili është uji . Para dhe tetraplegjikët kanë hyrë në ditën e pestë të grevës së urisë dhe gjëndja e tyre shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm. Një lajm i tillë konfirmohet nga kryetari i grevës Ilir Kasa i cili deklaron se grevistët janë në një gjëndje të rëndë shëndetsore .Ndërkaq Sinan Tafaj , kryetari i këshillit të personave me afytësi të kufizuar, ka kërkuar nga qeveria shqiptare të marrë parasysh kërkesat e këtyre invalidëve dhe të ndërpritet sa më shpejtë greva e urisë. Ivalidet para dhe tetraplegjik deklarojnë se nuk pranojnë te dalin nga greva as për raste urgjente për mjekim deri në plotësimin e kërkesave të tyre .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›