Festa e 7 Mars-it, festohet një ditë përpara në shkolla
Shkollat e kryeqytetit kanë festuar një ditë para festës zyrtare, ditën e mësuesve. Për shkak të përkimit të kësaj date me ditën e pushimit javor, tradita e kësaj feste është mbajtur pak më herët se zakonisht, ndonëse vlet të theksohet se atmosfera nuk kanë qenë shumë e ngrohtë. Fëmijët kanë shpërndarë si zakonisht dhuratat e tyre për mësueset, dhe tek- tuk është zhvilluar ndonjë aktivitet kulturor. 7 marsi përkujton datimin e shkollës së parë shqipe në vend. Në këtë datë të vitit 1887 është celur në Korçë mësonjëtorja e parë, arritje e cila përkujtohet çdo vit në Shqipëri duke i atribuar profesionit të mësuesit vlerat e përhapjes së diturisë. Aktualisht në Shqipëri numërohen rreth 38. 300 mësues që ushtrojnë profesionin e tyre,prej të cilëve mbi 30 mijë japin mësim në shkolat 9- vjeçare dhe rreth 7900 të tjerë në shkollat e mesme. Më 7 mars kryeministri i vendit do të mbledhë në Pallatin e Kongreseve rreth 3 mijë arsimtarë, për të ndarë me ta urimin e festës për të gjithë ata shqiptarë që mbajnë mbi supe këtë profesion.