Lezhë, ndalohet 19 vjeçari, abuzoi me një minorene
Policia e Lezhës arrestoi të premten në mëngjes një 19 vjeçar, i akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura. K.Ll, 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Tale të rrethit Lezhë, akuzohet të ketë kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një minorene, në ambientet e lokalit të tij në fshatin Tale. Mësohet se policia ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e këtij rasti.