E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla rajonale e administrates mblidhen ne Tirane vendet e rajonit

Zhvillohet në Tiranë takimi ministerial i shkollës rajonale të administratës publike, i njohur ndryshe RESMA. Shqipëria, e cila mban kryesinë e radhës të bordit drejtues, përfaqësohej nga ministri i Brendshëm Bujar Nishani. Në takim kishin përfaqësimin e tyre në rang ministrash Republikat e Malit të Zi, Bosnjës Hercegovinës, Kroacisë, Serbisë e Maqedonisë. Ministri Nishani vlerësoi reformat për përmirësimin e legjislacionit dhe zbatueshmërisë për administratën civile, si një nga kriteret e kërkuara në kuadrin e synimeve drejt anëtarësimit në BE.

Projekti i shkollës së administratës është një projekt I Bashkimit Europian për të ndihmuar fuqizimin e kapaciteteve të administratës publike të vendeve që aderojnë për t;u afruar me vendet e BE-së. Në takim ishin të pranishëm edhe grupet e punës për shkëmbimin e eksperiencave pozitive mes tyre.

Projekti qe po zbatojmë për Shqipërinë merr një rëndësi të veçantë duke marrë parasysh objektivat e Shqipërisë lidhur me kërkesën për statusin e vendit kandidat.

Të përgjegjshëm mbi domosdoshmërinë e plotësimit të kritereve politike, kritereve ekonomike dhe standardeve europiane në një numër të gjerë fushash dhe sektorësh, të kërkuar në kuadër të kërkesës për fitimin e statusit kandidat për Bashkimin Europian, Qeveria e Integrimit Europian ka identifikuar, po zbaton dhe përmbush planin e veprimit të 12 kritereve të vendosura nga Komisioni Europian ku do përmendja për rëndësinë e veçantë që merr një nga kriteret me rekomandimin përkatës- ai i Administratës Publike.

Ky rekomandim synon të kryhen hapat thelbësore të reformës në administratën publike përfshi ndryshimet në ligjin për shërbimin civil dhe forcimin e departamentit të administratës Publike, me synim që të rritet profesionalizmi dhe depolitizimi i administratës publike, si edhe të forcohet qasja që emërimet dhe ngritjet në detyrë të bazohen në transparencë dhe merita.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›