Shkrumbohet banesa e te vrarit

Është djegur tërësisht një banesë në lagjen “Kadri Qystri” në qytetin e Lushnjes, zoti i së cilës është vrarë një vit më parë nga fqinji i tij.
Fatmirësisht për ngjarjen e sotme nuk ka të lënduar, por nga djegia e banesës në pronësi të shtetases Natasha Koco janë rrezikuar 5 banesa të tjera private në këtë lagje. Sipas policisë zjarrfikëse shkak i rënies së zjarrit ka qenë shpërthimi i bombolës së gazit në momentin që familjarët po zienin raki.
Si pasojë e flakëve banesa është shkrumbuar e tëra duke u rrëzuar e gjitha në tokë. Tre vjet më parë në këtë banesë është qëlluar për vdekje i zoti i shtëpisë nga fqinji i tij, i cili tashmë vuan dënimin e burgun e Peqinit. Banorë të lagjes dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme, por do të jetë policia zjarrfikëse ajo që po heton shkaqet që çuan në djegien e kësaj banese.