Vrau foshnjen kerkon meshire

Gruaja e cila vrau foshnjën e saj 18 muajshe rreth një vit më parë, kërkon mëshirë. Këtë ajo e beri në seancën gjyqësore të parë në Gjykatën e Apelit të Korcës.
Dosja e Sonila Lumit filloi sot të gjykohet në Apel rreth 4 muaj pas dhënies se Gjykata e Shkallës se Parë të dënimit 12 vite burg me akuzën e vrasjes me dashje. Pala mbrojtëse ka kërkuar ndryshimin e përcaktimit të veprës penale nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia, kjo duke u bazuar në një raport mjeko-ligjor, ku Sonila Lumi rezulton një person me probleme mendore.
Në fillim të procesit gjyqësor Sonila Lumi e paraqiti ngjarjen si aksidentale, por hetimet nxorën fakte rrëqethëse ku u arrit të vërtetohej se nëna e kishte rrahur dhe më pas mbytur foshnjën e saj.
Ngjarja ndodhi një vit më parë në fshatin Zemblak të Korçës, kur foshnja vetëm 18 muajsh gjeti vdekjen si pasoje e asfiksisë.
Kjo diagnosë dhe shenjat e gishtave në qafë vërtetuan se ai ishte mbytur. Gjykata e Apelit pritet të japë vendimin ndaj nënës në 12 tetor.