E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia jep versionin e saj per vrasjen e Arjan Selimit

Policia e Tiranës ka dhënë versionin e saj për vrasjen e Arjan Selimit mrëmjn e djeshme. Sipas polcisë dje, rreth orës 19.20’, në rrugën “Stavri Themeli”, është vrarë me armë zjarri, shtetasi Arjan Selimi (Armand Andoni), 37 vjeç, banues në rrugën ‘Stavri Themeli” Tiranë, i proçeduar më parë për “Trafikim të lëndëve narkotike”, si dhe është plagosur shtetasi Klevis Paulin Kola, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë, u formua grupi i posaçëm hetimor i cili kreu veprimet e para hetimore dhe proçeduriale duke shoqëruar dhe pyetur persona që kanë dijeni për këtë ngjarje.
Policia bën me dije se 20 - Vjeçari Klevis Kola, i cili ishte kalimtar në vendngjarje, aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje u kryen veprimet proçeduriale si këqyrja e vendit të ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat ndërsa në cilësinë e provës materiale në vendngjarje u sekuestruan 20 copë gëzhoja mod.56, kal.7.62 mm.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punohet intesivisht në drejtim të zbardhjes së motiveve të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Nenet 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›