E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Leka Zogut I

“Në orën 23:30 të ditës së premte, Leka I pësoi një arrest kardiak dhe për pasojë u intubua deri në rikthimin e punës së zemres. Falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe trajtimit përkatës, u arrit një stabilizim i gjendjes së tij”, thuhet në njoftim.

Sot Leka I është i ndërgjegjshëm dhe ka dhënë shenja të komunikimit me djalin e tij, Lekën, por mbetet me frymëmarrje të asistuar dhe vazhdon ndjekjen nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e pandërprerë të mjekëve.

Gjendja e tij ngelet kritike, thekson familja, duke falënderuar gjithë ekipin mjekësor nën drejtimin e Prof. Mentor Petrelës dhe Dr. Kliti Pilikës, të cilët po bëjnë një punë shembullore për kapërcimin e kësaj situate të vështirë.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-11-26 19:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›