Sarandë, plagoset me thikë 30-vjeçari, në kërkim autori

“Tonin Selami nga fshati Borsh ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u qëllua disa herë me thikë nga një bashkëfshatar për motive të dobëta”, thuhet në komunikatën e policisë.
Policia tha se autori, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, u largua nga vendngjarja dhe tashmë është shpallur në kërkim. Uniformat blu po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti, por mendohet se ka lidhje me pronësinë.
“30-vjeçari Selami ka marrë tre goditje në kraharor dhe një në bark. Gjendja e tij shëndetësore është kritike”, tha Ben Vogli, drejtori i spitalit të Sarandës.
/Start/E.B/
2011-11-26 19:27