E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti i Kosoves Jo ndaj futjes se edukates fetare ne shkollat publike

Parlamenti i Kosoves votoi sot kunder futjes se lendes se edukimit fetar dhe bartjes se shamise ne arsimin publik parauniversitar ne Kosove.

Me shumice votash deputetet refuzuan kete propozim te hedhur nga grupet parlamentare te Kosoves se Re Partise se Pavarur Liberale Serbe dhe grupit te deputeteve te partive tjera te pakicave kombetare.

Votimi u parapri nga nje debat i rrepte ndermjet mbeshtetesve dhe kundershtareve te nismes per perfshirjen ne edukates fetare ne shkollat publike.

Deri sa te paret ngulnin kembe se edukata fetare ne shkollat publike eshte ne pajtim me standardet evropiane te dytet thane se nje veprim i tille eshte ne kundershtim me Kushtetuten e Kosoves e cila e percakton ate si shtet laik dhe te paanshem ne ceshtje te besimeve fetare.

Kerkesat per futjen e edukates fetare dhe lejimi i bartjes se shamise jane rritur ne vitet e fundit dhe ne mbeshtetje te tyre jane mbajtur edhe disa protesta ne Prishtine.

Kjo ceshtje eshte shnderruar edhe ne teme debatesh rreth qendrueshmerise se koalicionit qeverises meqe nje pjese e deputeteve te Partise se Drejtesise qe eshte pjese e koalicionit Kosova e re e drejtuar nga Behgjet Pacolli kane paralajmeruar mundesine e largimit nga koalicioni ne rast se nuk miratohen kerkesat e tyre per futjen e edukates fetare ne shkollat publike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›