E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, e shushatur sot në fushë ndaj ZTE-së

Tirana do të luajë sot në Qemal Stafa (në orën 17:30) ndeshjen e saj të parë në “Europa League” për sezonin e ri. Kundërshtari i bardhebluve është ekipi hungarez ZTE (Zalaegerszegi Torna Egylet), një skuadër e një niveli mesatar, e cila sezonin e fundit në kampionatin vendas e mbylli në vendin e pestë. Por problemi më i madh i Tiranës mbetet situata e paqartë në klubin bardheblu, i cili me shumë gjasa nuk do të ketë në dispozicion sulmuesin Pero Pejiç, kartoni i të cilit ende nuk zotërohet nga klubi kryeqytetas. Pejiç shihet si shpresa e Tiranës për këtë sfidë. Ndërsa 1 javë më pas, më 8 korrik, luhet ndeshja e kthimit në Hungari në stadiumin “ZTE Arena”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›