E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, ndërron jetë Fadil Ferati, nënkryetar i LDK-së

Pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë, sot në mëngjes vdiq nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Ferati. Ai ishte kryetar i rizgjedhur i Komunës së Istogut në zgjedhjet lokale të vitit 2009.

I ndjeri Ferati vdiq në një spital në Gjermani.

LDK-ja njoftoi se kryesia e kësaj partie i ka dërguar ngushëllime familjes së të ndjerit dhe qytetarëve të Istogut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›