E Diel, 1 Nëntor 2026

Perkujtim i vetmuar i 100-vjetorit te Kryengritjes shqiptare

Koha ne te cilen shqiptaret nen udheheqjen e heronjve tane kombetar Idriz Seferi Mic Sokoli Hasan Prishtina Isa Boletini dhe sa e sa te tjere qe atebote luftuan jo vetem per clirimin nga Turqia por edhe mbrojtjen e trojeve tona para sulmeve sllavo greke qe u ndermoren nga Serbia Bullgaria Mali i zi Greqia e kush jo tjeter per pushtimin e trojeve tona kishte ndikim te madh edhe ne ngritjen e vetedijes kombetare organizimet politike dhe luften mbrojtese te shqiptareve ne ato kohe te renda dhe me shume rreziqe per trojet shqiptare dhe kombin tone ne ngritje.


Nga Gani Qarri


Kjo ngjarje e madhe e historise sone kombetare te pakten me rastin historik te shenimit te 100-vjetorit te saj gjithsesi se do duhej perkujtuar me kujdesin e merituar dhe ne menyre madheshtore gjithekombetare nga institucionet shteterore te Shqiperise dhe Kosoves.

Por kjo per fat te keq nuk ndodhi edhe pse do duhej ne raste te tilla te ndodhte ashtu sic do deshironte edhe populli shqiptar qe ne menyre solemne ta shenonte perkujtimin e 100 vjetorit te kesaj kryengritje me rendesi historike dhe kombetare.

Nje perkujtim i vetem u mbajt ne Prishtine por jo i organizuar nga institucionet shteterore gje qe do duhej ta trazonte sadopak vetedijen tone kombetare sepse me 17 dhjetor te ketij viti u mbajt nje akademi e vetme solemne dhe ajo nen perkujdesjen e Fondacionit Idriz Seferi te udhehequr nga Sabri Kadriu e cila u organizua ne perkujtim te 100-vjetorit te kesaj kryengritje te popullit shqiptar.

Perkujtim tjeter kushtuar kesaj lufte me rendesi historike e kombetare permes cfaredo organizimi qofte ai ne Shqiperi a Kosove dhe trojet tjera shqiptare nuk degjuam te jete mbajtur. Ne nje vend tjeter i cili vlereson historine e vet ndryshe nga ne ngjarjet e tilla historike me peshe kombetare dhe politike si kjo qe pati per kohen dhe qe e tille mbeti per kombin kujtohen dhe shenohen me dinjitet shteteror e kombetar dhe jo vetem me nje akademi nga nje fondacion i vetem shqiptar.

Ky pervjetor ishte edhe rasti historik qe perkujtimi te ngrihej ne permasa shteterore dhe organizimi te merrte karakter te shtrirjes gjithekombetare si ngjarje me peshe te madhe historike per popullin tone per te kaluaren te sotmen dhe te ardhmen e vendit.

Kjo kryengritje e madhe e historise sone kombetare ndodhi ne nje kohe delikate dhe tejet te veshtire per mbijetesen e popullit shqiptar clirimin e vendit nga pushtuesit osman dhe mbrojtjen e trojeve tona nga pushtuesit e ri sllave lufte kjo ne te cilen u dallua Idriz Seferi me bashkeluftetare nga te gjitha trojet shqiptare duke u bere shembull si luftetari dhe udheheqesi me i dalluar dhe me me ndikim ne hapesirat e trojeve shqiptare gjithandej deri ne vdekje.
Koha ne te cilen shqiptaret nen udheheqjen e heronjve tane kombetar Idriz Seferi Mic Sokoli Hasan Prishtina Isa Boletini dhe sa e sa te tjere qe atebote luftuan jo vetem per clirimin nga Turqia por edhe mbrojtjen e trojeve tona para sulmeve sllavo greke qe u ndermoren nga Serbia Bullgaria Mali i zi Greqia e kush jo tjeter per pushtimin e trojeve tona kishte ndikim te madh edhe ne ngritjen e vetedijes kombetare organizimet politike dhe luften mbrojtese te shqiptareve ne ato kohe te renda dhe me shume rreziqe per trojet shqiptare dhe kombin tone ne ngritje.

Ne kete lufte u vertetua se shqiptaret ne ato vite vertet kishin udheheqes te paluhatshem dhe luftetar te vendosur per mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe interesave jetike kombetare ne teresi pergjate gjithe hapesires sone etnike ne cfaredo kushtesh dhe rrethanash qofte edhe permes sulmeve te pa reshtura nga shume lloj armiqsh qe ne ate kohe u versulen nga cdo ane per grabitjen dhe copetimin e trojeve tona.

Udheheqesi dhe organizuesi me meritor i asaj kryengritje per clirimin e vendit nga Turqia dhe mbrojtjen e trojeve tona shqiptare nga pushtuesit sllave padyshim se ishte Idriz Seferi ku lavdine e kesaj lufte ne piedestalin e trimerive te qendreses sone kombetare e ngriti heroizmi i rralle luftarak dhe akti burreror dhe vete flijues i Mic Sokolit i cili me trupin e tij kreshnik prej malesori sypatrembur i doli ne dyluftim te hapur topit pushtues turk per te mos lejuar qe ai te depertonte edhe nje here ne trojet tona para se heroi te vdiste duke e bere cope e grime trupin e tij per Atdhe.

Te gjitha lufterat e mevonshme te popullit shqiptare dhe krejt ajo qe populli yne arriti deri ne shpalljen e pavaresise se Shqiperise dhe ne dekadat e pas clirimit te pjesshem te vendit ne menyre te drejtperdrejte lidhen edhe me ngjarjet e ketij 100 vjetori si pararendes i te gjitha ketyre te arriturave i cili kesaj radhe per cudiu harrua edhete perkujtohet.

Edhe Pavaresia e Kosoves si e arritura me sublime e statusit te enderruar kamotshem nga shqiptaret eshteprodhim historiki lufteravete pa shkeputura per clirim kombetar si atehere para 100 vitesh qe u luftua per clirimin dhe mbrojtjen e ketyre trojeve edhe taniUK me luften e saj per liri me ndihmen edhe te miqve nderkombetar arriti Pavaresine e enderruar perkrahje kjo qe luftetareve te atehershem per fat te keq ju mungoi edhe pse ishin luftetar trima dhe mbrojtes te pathyeshem te cilet luftuan deri ne flijim ajo atbote nuk mjaftoi qe te realizohej ideali i lirise kombetare.

Per shqiptaret ne pergjithesi por edhe per Kosoven ne vecanti qe ka kaluar kaq shume sfida dhe rruge te gjate deri te kjo liri qe sot ne e gezojme do te ishte dinjitet i larte dhe krenari e madhe perkujtimi i bijve te saj qe krijuan historine e kombit me lufterat e tyre ne koherat me te veshtira atehere kur nuk pati shume alternativa kur ajo ishte nje dhe e vetme por e dinjiteteshme ajo qe ishte lufta per clirimin dhe mbrojtjen e trojeve te tyre ate e zgjodhen edhe Kryengritesit shqiptar duke kryer detyren e tyre me nder ne sherbim te Atdheut edhe pse lirine nuk arriten kurre ta perjetonin.

Per fat jo te mire tonin edhe ne keto momente qe po kalojme si popull dhe komb ne nuk kemi nje faktor te fuqishem unifikues nje lidership politik gjithekombetar i cili do te dallohej per unifikimin e shqiptareve ne te gjitha trojet ku ata shtrihen.

Kombit tone i mungon nje personaliteti i tille unifikues me te cilin nuk mund te manipulohet si shembull i njeriut te pa luhatshem parimor dhe te guximshem te ndershem dhe te pa korruptuar qe do te perfaqesonte interesat e kombit dhe te cilin do ta respektonin te gjithe shqiptaret pa dallim.

Nje personalitet i tille sikur te ekzistonte ai edhe do te kujtohej qe shqiptaret ti ftonte te bashkuar ti perkujtojne edhe pervjetoret e medhenj te ngjarjeve me rendesi kombetare dhe heronjte te cilet nuk vdesin asnje here pa marr parasysh partite dhe udheheqesit te cilet qeverisin me shqiptaret e ndare shume here.

Ndaj te gjithe ata politikan qe popullin tone jo rralle ne deklarimet e tyre patriotike e porosisin se si nuk duhet harruar e kaluara jone e lavdishme ne keto momente te shenuara per historine e kombit sic ishte edhe ky 100 vjetor ne historine e shqiptareve e shohim te nevojshme te pakten me kete rast historik tua rikujtojme se e kaluara e cila nuk duhet te harrohet pervjetoret e saj te medhenj lavdia e te cileve per kombin shqiptar nuk perseritet shpesh ne histori do duhej qe me dinjitet te merituar nga te gjithe shqiptaret edhe te perkujtohet


Shkrim i derguar nga autori prej Zyrihut

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›